Thursday, March 13, 2008

XHULIA XHEKAJ

Me putrat tona shëtitëm botën

(Pjesa e tretë)

Në kohën që po rokulliseshin dhe përpiqeshin për t’u mbajtur, diçka ndodhi.
- Otomina, shih pak poshtë!
- Ububu, Riki, ktheje pak kokën!
- Ej, djema, jam duke u rrëzuar!
- Prit, Xhoi, se po të mbajmë ne!
- Faleminderit, Riki!
- Oh, jam duke u rrëzuar!
- Prit, Riki, se po të mbaj unë!
- Faleminderit, Kuqo!
- Oj, ra... shë!
- Prit se erdha!
- Faleminderit, Sui!
- Ej, më mbaj pak, Arsa?!
- Po..., Otomina, rashë?!
- Faleminderit!
- Steberei, të lutem, ndihmona, eja bashkë me Binën se jemi shumë!…
- Po, ja, erdhëm!
- … …
- Çfarë ndodhi vallë për dy minuta?
- A... a... a... a... a… a… shikoni?! Paskemi rënë në dhomën ku gjenden ata njerëzit prej dylli!
- Shihni, kjo nusja! Është me tabaka!
- Me tabaka?!
- Po, Bina, pse u habite?
- Patjetër, këtu duhet të ketë diçka për të ngrënë.
- Menjëherë, po shkoj të hidhem!
- Mos!…
- Një…, dy…, tre… U hodha!
- Mos!… Mos!…
- E sheh, moj, që e prishe nusen!
- Po tani çfarë do të ndodhë?...
- Çfarë do të ndodhë?
- Tani në burg... në burg! Ha ha ha!
- Pse, Otomina, nuk e beson?
- Nuk e besoj, se burg për mace s’kisha dëgjuar ndonjëherë…
- Ke të drejtë se dhe unë kot ia futa, se burg për mace s’ka!
- … …
- Tani, Riki, na duhet të zbresim poshtë.
- Përse?
- Sepse nuk duhet të rrimë këtu. Jemi të rrezikuar… Tani për tani nuk ka ardhur policia, por...
- Mirë, pra, e pranoni mendimin e Kuqos?
- Po!
- Gati jeni?
- Po!- Prisni, se duhet të hyjmë në ashensor!
- Okej, jes...
- … …
- Si, ku jemi këtu? Sui... ui?…
- … …
- E kuptuat që Franca është vendi magjepës?
- Atëherë mbërritëm?
- Mbërritëm!
- Mos duhet të dalim përballë njerëzve tani?
- Jo!
- … …
- Trima, djema!...
- Po, Riki ke të drejtë!
- Shihni..., shihni! Nuk po na vënë re!
- … …
- Shihni! Po na afrohet një plakë!
- Plakë?!... Mos na fut në ndonjë thes…
- … …
- Ha, ha, ha!… Ju kapa të gjithave! Tani do t’ju çoj menjëherë në shtëpi e do të hani vitaminat më të mira që ekzistojnë në botë, më të shtrenjtat, macet e mia të dashura!…
- … …
- Hëm, mrekulli! Çfarë fati që ramë në duart e kësaj zonjës!…
- Bina, mos e zgjat shumë!
- Pse ti më komandon mua?
- Më fal, Riki?
- Je e falur!…
- … …
- Ejani, djema!… Kjo do të jetë shtëpia juaj e re, ju pëlqen?!
- Shumë bukur!…
- Po vitaminat ku janë?…
- E shoh që qenkeni të uritur! Si i dëshironi vitaminat: me peshk, lepur apo me zarzavate?
- Hëm, me peshk e me zarzavate!
- I doni me të trija?
- Po!
- Atëherë do ta bëjmë kështu: secili nga ju, bashkë me mua, do të shkruajmë letrat dhe do t’i vëmë në tryezë…
- Teta, më fal, po ju si quheni?
- Unë quhem Shadisk!
- Emër i rrallë…
- Tani do të më thoni ju emrat tuaj me radhë?
- Arsa!
- Bina!
- Kuqo!
- Otomina!
- Riki!
- Steberei!
- Sui!
- Xhoi!
- Emra të bukur…
- Po emri i juaj, zonjë, është formuar nga sha plus disk?
- Po, gëzohem shumë për mençurinë tuaj!… A ndiheni ndopak të lumtura, të dashurat e mia?
- Po... jo... po... jo…
- Pra, disa janë të lumtura dhe disa jo! Po përse?
- Zonja Shadisk mund të na çoni pak në dhomën e gjumit?
- Patjetër! Shtrati juaj është me ar.
- Ua, vërtet!?
- Po, atëherë meqenëse jeni shumë të zgjuara mund ta gjeni?
- Na e thuaj, se mbase e gjejmë.
- Kam besim tek ju! Atëherë shikoni pak kë keni zgjedhur si kapitenin tuaj?
- Patjetër që Rikin…
- Mirë, pra, shumë mirë! Nesër do t’ju tregoj plot histori, por tani le të zbulojmë zgjuarsinë tuaj. Do të ecni drejt deri te kolona portokalli dhe do të ktheheni djathtas…
- Mirë, zonjë!
- Atëherë, drejt, ja, ku është kolona portokalli, tani djathtas!
- … …
- Ju lumtë! Jeni shumë të zgjuara; natën e mirë!
- Natën e mirë!
- Ua, shihni çfarë dhome djema, darkën e hëngrëm të mrekullushme; le të bëjmë dhe një gjumë të mrekullueshëm si princër e si princesha. Natën e mirë, djema!
- Natën e mirë, vajza!

* * *
- Mrekulli! Macet nuk janë zgjuar ende: kam kohë të përgatis një mëngjes special. Atëherë marrim vitaminat me peshk, lepuj e zarzavate, i përziejmë dhe i ndajmë në tetë racione. Hedhim qumështin dhe u vëmë pipetat që ta kenë më kollaj. Mrekulli, kur të zgjohen do të mahniten, sidomos Bina që ishte aq llupse! Si nëntëdhjetë vjeçe që jam, ua mbaj mend mirë emrat. Tani, ububu, vajti ora dy e drekës: duhet t’i zgjoj!…
Kuqo, Riki, Xhoi, Arsa, Bina, Otomina, Sui, Steberei, ejani! Kini një surprizë! - thirri plaka e ngazëllyer
- Ejani djem dhe vajza, zonja duhet të na ketë bërë ndonjë surprizë!?
- Taran... taran… tatam! Ju pëlqen?
- E mrekullueshme, na pëlqen shumë fare!
- Uluni hani dhe pastaj keni kohën e pushimit; luani në oborr një
orë që e keni të lirë.
- Ua, sa mirë! Jemi shumë të lumtura!
- Më bëhet qejfi për lumturinë tuaj!
- Pasi të mbarojmë së luajturi do të na tregosh ndonjë histori?
- Patjetër, tani shkoni që të luani në oborr!
- Djema, shikoni brenda në liqen duhet të ketë peshq?
- Steberei, mos je çmendur gjë?! Nuk e shikon që ajo është një pishinë dhe jo një liqen dhe në pishinë nuk ka peshq?…
- Ua, më falni, u ngatërrova, por, si thoni!? Do të futemi në ujë?
- Ej, dëgjoni, po bie zilja duhet të shkojmë në shtëpi…
- … …
- Përshëndetje, zonjë!
- Përshëndetje!… Qenkeni bërë zhul, shkoni dhe lani këmbët dhe duart!
- … …
- Çfarë historie t’u tregoj unë këtyre? Apo...
- Erdhëm!
- Mirë, tani uluni që të gjithë dhe mos bëni fjalë…
- Po, zonja Shadisk…
Plaka u mendua një hop pastaj zuri të rrëfente një histori që e filloi me na ishte se ç’na ishte… Na ishte një herë një çift shumë i bukur, edhe jetë të mirë bënin... Kështu ata vendosën që të shkonin në Turqi për pushime... Pasi kaluan shumë ditë të bukura në Turqi, një mëngjes ishin ulur në një kafene. Të dy porositën kafe, por kamarieri sa u solli porosinë, u kërkoi edhe lekët... Për fat të keq, në xhepat e tyre nuk ndodheshin qindarka dhe i dhanë njëqind dollarë. Prisnin që t’u kthehej kusuri, por kamarieri nuk kishte t’ua thyente dhe u kërkonte të holla. Në këto çaste të mërzitshme djali u hodh e i tha: "Të lutem, mbaje të gjithë qindshen dhe na ler që ta pijmë rehat këtë kafe!"…
Kamarieri i inatosur i mori që të dy filxhanët dhe i hodhi në lavaman…
Si heshti pak plaka i pyeti:
- Ju pëlqeu ndopak historia? Hë, më thoni!
- Po, shumë e bukur ishte!
- Por, prisni t’ju them dhe kuptimin. Në botë te njerëzit e mirë do të futen patjetër njerëz të këqinj. Gjithashtu, te njerëzit e këqinj do të futen edhe njerëz të mirë që t’i ndihmojnë…
- Je shumë e zgjuar, zonja Shadisk!
- Falemnderit, Arsa!
- Nuk ka tjetër si ti në botë, zonja Shadisk!
- Ju falemderit! Rëndësi për mua ka që ju më vlerësuat. Ju jeni shumë mace të zgjuara, sepse e kapët menjëherë kuptimin e kësaj ngjarjeje. Tani si thoni, para se të shkoni që të flini, unë kam diçka për t’ju dhënë…
- Çfarë?
- Shikoni, ju kam sjellë të gjithave varëse me nga një pllakë ku është shkruar emri i secilës. Pra, çdonjëra nga ju që tani e tutje do të ketë nga një medalion me emrin e vet. A jeni të kënaqura?!…
- Sa të bukura qenkan varëset dhe medalionët!
- Janë prej ari… Atëherë, më lejoni që t’jua vendos me radhë të gjithave me dorën time.
- Po! – thirrën njëzëri.
- Atëherë e fillojmë me Rikin, meqë është kapiteni… Unë kam shkruar "Kapiten Riki"… Pastaj me radhë…
- Shumë falemnderit, zonja Shadisk!
- Ju dua shumë të gjithave, të shtrenjtat e mia!…
- Oh, zonjë e mirë, edhe ne të duam, por nuk ju përkasim juve, i përkasim familjes sonë që e kemi lënë aq larg: familjes Bernardo!…
- Aaa, ju po më fyeni shumë rëndë!
- Përse, Shadisk?
- Por, ja, kjo do të thotë që ju nuk ndiheni mirë këtu tek unë…
- Jo, zonjë, ne ndihemi mjaft mirë tek ju! Ju po tregoheni një zonjë tepër e dashur, e mrekullueshme, që gjithë kaltërsinë e zemrës na e dhurove ne!…
- Po, atëherë, përse nuk doni të rrini me mua?!
- Shohim e bëjmë zonjë, por ju vetë thatë që familja është gjëja më e shtrenjtë në këtë botë!
- Po, por....
- E dimë, zonjë, do të thoni që ne jemi mace dhe nuk e kuptojmë se çdo të thotë familje. Përkundrazi, ne jemi njëlloj si njerëzit, me shpirt, pavarësisht se Zoti na ka pagëzuar kafshë.
- Jo, Arsa, më keqkuptuat ju mua! Unë ju kuptoj, por dhe ju duhet të më kuptoni se, po të më ikni, do të më duket sikur do të më largohet një pjesë e shpirtit tim. Ju duhet të më kuptoni se dhe fëmijët më janë larguar dhe nuk kam asnjë lajm prej tyre.
- Zonjë, ne nuk duam që të të thyejmë zemrën; ke hyrë shumë shpejt e shumë thellë në zemrat tona!
- Falemnderit, Steberei!
- Megjithatë…
- Tani, si thoni, më mirë të flemë gjumë, të paktën të qetësohemi disi?
- Po, zonjë. Natën e mirë!
- Natën e mirë!
- … …
- Djema dhe vajza! Ejani pak këtu me ngadalë, pa bërë zhurmë.
- Po, ja, erdhëm. Çfarë plani ke, Riki?
- Plani është ky: Dëgjoni të gjithë me vëmendje! Ne duhet të bëjmë diçka që t’i dalim nga zemra Shadiskës!
- Çfarë?
- Këtë duhet ta mendojmë, Sui.
- E gjeta, Arsa!
- Çfarë, Kuqo?
- Po, ja, unë them që të bëjmë putrat tona me baltë dhe të njollosim gjithë dyshemenë me to! Hë, si thoni?
- Mirë, ashtu do të bëjmë! - u përgjigjën njëzëri të gjitha macet.
- Atëherë, nesër në mëngjes të dalim shumë herët, sigurisht pa u zgjuar zonja, dhe të shkojmë e të lyejmë këmbët.
- Riki, duhet të shkojmë diku jashtë shtëpisë, sepse në oborr nuk ka baltë, ose më saktë llucë.
- Dëgjoni, se mund t’ia punojmë dhe kopshtarit!
- Si, Riki?!
- Për shembull, Otomina, ne mund t’i themi kopshtarit se në tokë ka hyrë një gjarpër i madh dhe në qoftë se ai nuk e nxjerr, do t’i tregojmë zonjës dhe ajo e përzë nga puna. Kështu që ai do ta hapë se s’bën gropën. E kuptuat? Sapo ai të hapë gropën, ne menjëherë lyejmë putrat tona…
- Ua! – thirrën macet të habitura.
- Pra e paskeni kuptuar mirë. Tani edhe mund të flemë. Natën!…
- Buonanote!…
- Orvuar!…
- … …
- Përshëndetje, kopshtar!
- … …
- Ua... a... a... a... a!… Ndihmë! Një gjarpër i madh u fut këtu në tokë!
- Lere, se do të dalë vetë!
- Si the?
- Thashë që do të dalë vetë!
- Ua, more kopshtar, por unë tani do të shkoj te zonja e t’i them gjithçka the për gjarprin!
- Jo, unë nuk... E, mirë, tani po marr kazmën e lopatën dhe do të punoj tokën për ta nxjerrë!
- Urra... urra... urra!… Fituam!
- Budallenj, shikoni! Këtu nuk ndodhet asnjë gjarpër!
- … …
- … …
- Na falni, kopshtar, se kemi bërë putrat tona pis dhe duhet të shkojmë brenda që t’i pastrojme.
- Obobo! Po çfarë bëni kështu, ju lutem! Mos e bëni shtëpinë pis!
- Mir... mir… mir u pafshim!
- Mirupafshim!
- … …
- Urra... urra... urra!… Tani zonja do të mërzitet shumë! Një… dy... tre! Nisemi!
- Po... po... po! Nisemi!
- Së pari, duhet të bëjmë pis dyshemenë, kolltuqet dhe mbulesën e shtratit të saj. Ju, vajza, kini shtratin, ndërsa ne dyshemenë dhe kolltuqet!
- Ke të drejtë, Xhoi, të fillojmë shpejt!…
- … …
- Vajza, shihni se çfarë florinjsh ka zonja!
- Uau, Arsa!
- Mirë, por tani shpejt se s’kemi kohë!
- … …
- Mbaruat! Tani duhet të dalim jashtë!
- Po, ejani!
- Erdhëm!
- … …
Tak… tak… tak… tak…
- Djem dhe vajza, çfarë kini bërë kështu?
- Na falni, zonjë!
- S’ka gjë se do të marr pastruesin!
- Ua, zonjë, po të isha unë në vendin tuaj do t’i kisha vërvitur macet
nga dritarja!
- Jo, Steberei: unë nuk do të veproj ashtu!
- Ju, zonjë, jeni më e mira në të gjithë botën!
- Falemnderit, por më premtoni se nuk do ta bëni më një gjë të tillë!?
- Jo, zonjë, ju premtojmë!
- Falemnderit!
- Jo, zonjë, duhet të të falënderojmë ne ty; na falni ju!
- Jo, me mua flisni lirisht, mund të përdorni fjalën "ti"!
- Faleminderit, zonjë, duhet të na falni se ne bëmë një gabim të tillë që nuk i takon sërës sonë dhe tuajës.
- Është vërtet një gabim i rëndë, por unë ju dua aq shumë sa bëj dhe gjëra të pamundura.
- Nuk dimë vërtet si të ta shpërblejmë, zonjë?
- Më fal, Riki, po ajo atje Otomina është?
- Po, zonjë, unë jam!
- Ua, po edhe në ëmbëlsirë kini hyrë?!… Bo… bo… bo!… S’ka gjë se pastrohet!…
- Mos..., mos!…
- Si, Arsa, si the?
- Jo, u mërzita shumë që Otomina ka futur turinjtë në tortë; ne nuk i thamë asaj…
- Ua, moj Arsa, kaq gënjeshtare qenke? S’të mbahet mend që më the: "Shpejt, Otomina, se mos vjen zonja!?"…
- Kur, moj, kurrë nuk e kam thënë këtë gjë!
- Sa e çuditshme! Jo për gjë, por njerëzit edhe mund të harrojnë dhe mund të thonë se na bënë veshët, por macet jo, sepse shquhen për dëgjimin…
- Ej, vajza, mos u zini se torta për ju ishte përgatitur!
- Zonja Shadisk, a mund të bëjmë një pyetje kështu në grup?
- Patjetër, Riki!
- A na falni për gabimet që kemi bërë?
- Patjetër që po!
- Falemnderit, zonjë, jeni e mrekullueshme!
- Gjithashtu, dhe unë ju përgëzoj!
- Ha-ha! Kam një ide: sa keq që nuk na ke treguar më ndonjë histori nga ato të tuat!
- Tani do t’ju tregoj… Më lejoni të vazhdoj?…
- Po, me shumë kënaqësi, do t’ju dëgjojmë!
- Njëherë e një kohë na ishte një djalë që e kishte emrin Xhek. Ai jetonte në një familje të pasur me shumë shumë ardhura. Xheku shoqërohej me disa shokë që ishin të varfër, por të ndershëm, të dashur, tipa të zgjuar. Këtë gjë familja e Xhekut nuk e pranonte. Një ditë Xheku kishte luajtur me shokët e ishte vonuar shumë; familja ishte e shqetësuar aqsa që të gjithë qanin e vajtonin… Por të mos harrojmë se Xheku ishte dhe shakaxhi. Familja qante kur papritur bie dera: menjëherë Xheku hap derën. E ç’të shihje!? Nga i bardhë, ai ishte bërë i zi; rrobat i ishin rreckosur njëlloj sikur të ishin veshje skllavi. Në njërën dorë mbante ujin dhe nga tjetra mbante dy degë peme. Shtynte topin me këmbë dhe pyeti i habitur:
"Ç’kini që qani ju?"…
Babai i Xhekut ishte shumë i rreptë: menjëherë sa e pa në atë gjendje u tmerua, por gjithsesi e mbajti veten. Ai, në fund të fundit, ishte thjesht një fëmijë. I foli qetë-qetë se dhe e pyeti se ku kishte qenë.
"Isha me shokët duke luajtur, mirëpo tani duhet të shkoj të lahem se jam bërë shum pis", - ia ktheu Xheku si pa të keq…
Befas Shadiska heshti, pastaj psherëtiu e tha:
- Pjesën tjetër po jua tregoj nesër…
- Mirë, zonja jonë!
- Unë tani po shkoj të shtrihem, sepse jam tepër e lodhur…
- Natën e mirë, Shadisk!
- Natën!…
- … …
- Djema, vajza shikoni një letër mbi tryezë!
- Një letër?
- Pa shihni, si thoni ta hapim se jam shumë kureshtare?
- Po… po... hëm… E hapim!
- Ua, mami, shihni, paskemi lënë një dhomë pa e parë! Si thoni, shkojmë ta zbulojmë se mos është dhomë çudirash?!
- E ku ndodhet kjo dhomë e çudirave që nuk e kemi parë?
- Kjo ndodhet në katin e dytë, në krah të djathtë të dhomës së zonjës sonë. Si thoni, të vemi ta shohim?
- Po!
- Mirë, Riki, shkojmë.
- Atëherë, mbrapa Rikit!
- Djema dhe vajza! Duhet shumë kujdes, të mos bëjmë zhurmë.
- Këto që na the, Riki, do t’i kemi parasysh…
- Nisemi!
- … …
- Ua... a... a... a!… Shihni, një dhomë e madhe!… Hyjmë?… Sa rrëshqet! Shihni një sixhade! Putrat tona të shkreta s’janë ndier ndonjëherë kaq rehat!
- Ke të drejtë, Arsa, shihni si po rrokullisem!
Të tetë macet dhe maçokët filluan të rrokulliseshin e të lodronin, por papritur mbetën me këmbë e duar përpjetë; diçka kishin parë! Po çfarë, vallë?…
- Shihni! Një akuarium shumë i mrekullueshëm! Shihni çfarë ndodhet mbi akuarium?!…
- Një kupë prej bronxi, e zbukuruar me ar dhe gurë të çmuar!
- Eh, ato s’janë për ne; për ne janë ato që po shohin sytë e mi të
mprehtë!
- Hëm, do të ngopemi... ëmbëlsira për në fund!…
- Oh, shikoni, janë vetëm shtatë peshq!
- Do t’i marr unë!
- Jo, Arsa, do t’i marr unë!
- Unëëë!…
- Jo, unëëë!…
Menjëherë shtynë kupën dhe kupa u rrëzua! Xhami, për fat të keq, u thye! Jo, nuk ishte thyer, por vetëm se u trondit pjesa e poshtme e dërrasës dhe u hap një kapak.
- Ua, shihni, florinj!
- Uauuuuuuuuu! Nuk më besohet, më duket se jam në ëndërr!
- Jo, Otomina, s’je në ëndërr! Tani është ora dymbëdhjetë e drekës e datës gjashtë, muajin nuk e di, as vitin...
- Ua, qenka e vërtetë!
- Shpejt, Bina, vrapo për të marrë një valixhe dhe kujdes se mos zgjohet zonja!
- Po, ja, menjëherë vajta… Ju vazhdoni të mblidhni!
- Po mbledhim…
- … …
- E solla!
- … …
- Më ndihmoni të fusim sa më shumë në valixhe: Ua, sa e bukur! Këtë do ta mbaj në gishtin tim!
- Jo!
- Pse, ke inat ti, llupse?
- E para, mua mos më thuaj llupse, Steberei! Qartë?!…
- Më fal, por mund ta di përse?
- Sepse, po ta pa zonja si do të veprosh?
- E po këtë duhej të më kishe thënë që në fillim…
- Atëherë tani që e more vesh mos e bëj!…
- … …
- Përse je kaq e mërzitur, Sui?
- Sepse dua ta dëgjoj deri në fund historinë që zonja e la pa mbaruar…
- Sui, mos u shqetëso fare, se të gjitha historitë mirë përfundojnë…
- Lere këtë muhabet, Bina! Nesër do ta dëgjojmë historinë deri në fund dhe, kur zonja të bjerë për të fjetur, do të largohemi. Pranoni?…
- Shkëlqyeshëm!
- Falemnderit, që bëtë të pamundurën për mua!... Jua di për nder…
- Përse jemi shokë, Sui? Për të bërë nder në çdo çast…
- Ke të drejtë!
- Oh, sa i urrej këto falenderime të kota! Qofshi ju që i dëgjoni!
- Bina, mos thuaj ashtu, se s’të duron njeri!
- Po, moj, mundësisht mos flit në shumës, sepse je e vetme, qartë?!
- Dëgjo, Bina, ma ke bërë borxh dy-tri herë…
- O, vajza, mos u zini, sepse nuk duhet të bëhem unë sebepi!…
- Jo, Sui, mos u shqetëso fare!…
- Ke të drejtë, Bina! Sui s’ka përse të shqetësohet kaq shumë.
- Më premtoni se do të bashkoheni?
- Po, ashtu mendojmë! - tha Arsa, duke parë Binën në sy…
- … …
- Përshëndetje! Akoma zgjuar ju?!
- Po, zonjë!
- Unë u ngrita për të pirë një çaj, po ju pse jeni ngritur?
- E po ne nuk na vinte fare gjumë…
- … …
- Zonjë, mund të të kërkoj një nder?
- Çfarë, Sui?
- A mund të na e vazhdosh atë historinë që na le përgjysmë?
- Patjetër, Sui! Ku e lashë?… Ah, po!… Xheku u fut në dush, u la, u vesh, doli në dhomën e pritjes dhe i tha mamasë:
"Mami, mund të dal pak me shokët?"
"Jo, Xhek, dhe a mund të vish të bisedojmë pak bashkë?"
"Patjetër!"
"Përse, zemër, rri me shokë që nuk i përkasin sërës tënde?"
"Mami, ti duhet të më kuptosh, sepse ne nuk duhet t’i shikojmë njerëzit me atë sy! Njeriu mund të jetë shumë i varfër, por në të ardhmen mund të bëhet dikush!"…
"Po, zemër, por"…
"Mami, duhet të më kuptosh, sepse unë te ata shokë gjej veten!"…
Nëna ngeli pa frymë nga përgjigjja që i ktheu djali dhe që nga ajo ditë e lejoi Xhekun të dilte me shokët pa asnjë lloj pengese... Kjo ishte historia, mace të dashura…
- Falemnderit, zonjë!
- Asgjë, Sui, mendoj se të kishte mbetur shumë merak!...
- Po, zonjë, vërtet...
- Po përse jeni paksa të shqetësuar?
- Jo, zonjë, jemi paksa përgjumësh!
- Atëherë shkoni të flini, ç’prisni? Se në të vërtetë dhe unë do të fle, se po më vjen shumë gjumë…
- Natën!…
- Natën!…
Heshtën një hop dhe u mbushën thellë-thellë me frymë. S’di pse ndiheshin të prekur diku në shpirt…
- Djema, nesër duhet të nisemi shumë shpejt!
- Po, Riki, por duhet t’i lëmë një letër zonjës.
- Po, ke të drejtë! Të mos ikim si hajdutë…
- Shkruaje ti, Xhoi!
- Po! Po e shkruaj dhe po ua lexoj:
"E dashura mbretëreshë, Shadisk!
Ne mendojmë se kemi qenë miq të paharrueshëm për ty, prandaj na vjen shumë keq që do të ndahemi. Ç’t’i bësh, ja që edhe ne kemi familjen tonë dhe na ka marrë shumë malli për njerëzit tanë.
Besojmë se duhet të na kuptosh…
Për ne ke qenë e mrekullueshme dhe paharrueshme!
Kjo është adresa jonë:
Rruga e Liqenit,
Pallati 109, Shkalla 3, Apartamenti 3,
Tiranë,
Albani.
Ju lutemi shumë, na dërgoni letra në këtë adresë!
Me dashuri,
të mrekullueshmit dhe të paharrueshmit e tu"!…
- Uau, sa bukur!
- Ju pëlqeu?
- Shumë e bukur, na preke, Xhoi!…
- Mjaft tani, të tundemi vendit!…
- Ti, Kuqo, merru me zilen e orës!
- Në rregull, Riki!
- Natën! Se nesër do të ngrihemi shumë shpejt, që në katër e gjysmë…
- Natën!…
- Natën!…

* * *
Trang… trang… trang!
- Zilja! Djem e vajza, çohuni! Jemi vonë!
- Shpejt, Riki!
- Ja, erdha, prisni pak sa të vë syzet "Versaçe" dhe të vesh kostumin "Armani"!
- Oh, jo!
- Gati jam!
- Në rregull, si fillim do të marrim një taksi!
- Shumë mirë!
- Atëherë, le të nisemi!…
- … …
- Përshëndetje, taksist: a mund të na çosh në aeroport?
- Ha... ha… ha!… Ju, në aeroport!?
- Po, ne!… Si të dukemi, ty?
- Jo, por… u habita… Macet në aeroport?!… Nejse, hipni!…
- Falemnderit!
- … …
- Mund të na vësh pak muzikë?
- Çfarë dëshironi?
- Shakirën!
- Dashkeni shumë, por megjithatë e kam!
- Faleminderit!
- Më vjen keq që s’e dëgjoni dot, sepse arritëm!…
- Mirupafshim!
- Mirupafshim!…
Ashtu grumbull iu afruan aeroplanit që pritej nga çasti në çast të ngrihej në fluturim…
- Përshëndetje stjuardesë: a mund të hipim në aeroplan?
- Ju?!
- Po, ne!
- Po, nëse i kini prerë biletat! I paskeni! Po, patjetër, mund të hyni!
- Ua sa rehat në aeroplan!…
- Çfarë do të merrni?
- Tetë redbull!
- Jua sjell menjëherë! Ja ku i keni!
- Falemnderit!
- Asgjë!
Për fat të keq sa kishin pirë gjysmën, arritën në atdhe dhe prej gëzimit e mallit shpërthyen: "Urra!... Urra!… Urra!"
Ja më në fund, atdheu, vendlindja! Sa mall, Oh, sa mall! Nuk ka si shtëpia jote, sado mrekulli të të ofrojë bota…

* * *
Në këto çaste, në Paris, në derën e shtëpisë së zonjës Shadiskë dikush trokiti:
Tak… tak… tak…
Shadiska u ngrit dhe ashtu përgjumësh hapi derën. Ç’të shihte: përballë qëndronin fëmijët e saj…
Iu mbushën sytë me lot dhe ashtu, duke qarë, i përqafoi fort e më fort të dashurit e saj...
- Mama, përse po qan?
- Oh, bijtë e mi, zemrat e mija! Ju më kishit braktisur…
- Mos qaj, se nuk do të të braktisim kurrë më!
- Vërtet?!
- Po, mami!
- Zemrat e mia, tani e tutje nuk do të jem më vetëm!
E, kështu, u mbyll historia e zonjës Shadisk. Ajo u bashkua përjetësisht me fëmijët e saj…

* * *
- Po tani, si thoni, mace e maçokë, të shkojmë në shtëpinë tonë? Po na përvëlon malli…
- Po, patjetër! Jemi vërtet të malluar, pavarësisht nga aventurat e bukura që kaluam…
Gjithë rrugës hëngrën sanduiçe, sufllaqe, pinë koka-kola, deri sa arritën te dera e shtëpisë dhe trokitën:
Tak… tak… tak…
- Hapeni derën! Ishalla janë macet, mami!
- Përshëndetje, Nikolito! Jemi ne!… Si ia keni kaluar?…
- Macet, maaaaaaaaamiiiiiiiii!
- Çfarë ke, Nikolito?!…
- Eja, ejani! Mami, babi!… U kthyen!… Nuk mund ta besoj!… O Zot, macet tona u kthyen!…
- … …
- Babi!
- Mami!
Tok të tetë macet vrapuan drejt prindërve.
- Po ku ishit?
- Ne ishim me pushime në Francë!
- Në Francë, nuk na besohet?!…
- … …
- Por me sa shoh, ju nuk na keni sjellë asnjë dhuratë nga Franca?!…
- Jo, për fat të keq, jo!
- Atëherë shihni se çfarë ju kemi blerë ne! Bluza, thonj fals, varëse për Rikin… kapele për…
- Ou, mami, këto nuk vlejnë fare! Shihni dhuratat tona!… Shihni se ç’farë ju kemi sjellë nga Parisi! Hapini valixhet!…
- Au…u… u… u!… Monedha floriri!
- Hë, ju pëlqejnë?!…
- Po ne me gjithë këto monedha do të blejmë tërë botën!
- … …
- Po ku i gjetët tërë këto monedha ari?
- Me putrat tona shëtitëm botën dhe në çdo vend morëm diçka me putrat tona…

* * *
Macet jetuan e u trashëguan të lumtura në familjen e tyre. Ato u treguan prindërve të gjitha bëmat që kishin kaluar nëpër botë.
Nuk e harruan as zonjën Shadiska, me të cilën lidhën një letërkëmbim të gjatë. Zonja Shadiska në çdo letër u rrëfente histori të reja…

Tiranë, 2006

No comments: