Thursday, March 13, 2008

Xhulia XHEKAJ

Me putrat tona shëtitëm botën

roman

(Pjesa e parë)

Në familjen Bernardo, më 27 korrik, erdhi një dhuratë. Familja Bernardo kishte gjashtë pjesëtarë, pa gjyshen e gjyshin. Ishte babi Xhovani, mami Elena, vajza e madhe, Rexhina, motra e vogël, Shabina, vëllai i madh, Bartolomeoja, dhe vëllai i vogël, Nikolitoja. Gjyshja dhe gjyshi po kalonin të nëntëdhjetat, por nga shqisat ishin "top", madje më mirë nga Nikolitoja.
Vitaminat që i jepte mami Elena Nikolitos përfundonin në gojën e gjyshit e të gjyshes. Elena e donte Nikoliton më shumë nga të gjithë fëmijët e tjerë, ndaj i jepte gjithnjë vitamina fshehurazi. Mirëpo, sa fillonte Nikolitoja të hante, "hop" dilnin nga dhoma dy mixgunët, gjyshi Agusto dhe gjyshe Distoria, të veshur si ciganë, që i bënin fëmijët për të qeshur, aqsa i gjori djalë i harronte fare vitaminat. Nikolitoja kishte një të keqe: kur qeshte gjithnjë mbyllte sytë. Kështu mixgunët rrëmbenin vitaminat dhe zhdukeshin.
Tani të flasim pak për Rexhinën. Asaj i pëlqente shumë vetja. Nga të gjitha tiparet e mrekullonte veçanërisht hunda e madhe, sytë i kishte të vegjël dhe vetulla s’kishte fare, buzët i kishte të bukura sa më s’ka, por nuk i pëlqente aspak; vinte e dobët dhe këmbën e majtë e kishte më të madhe se të djathtën.
Shabina ishte shumë e pashme, kishte flokë të gjata që ia ngjyrosnin tej mase tiparet elegante, e hollë, këmbët i kishte njëlloj, por vetëm se gishtin e madh të dorës së djathtë e kishte pa thua e pa kockë.
Bartolomeoja ngjasonte me Rexhinën, vetëm se ajo në klasë të pestë, 55 kile, ndërsa Bartolomeoja në të shtatën, 20 kile.
Nikolitoja, brun, me sy bojë qielli, me buzët ngjyrë rozë, ishte në kopësht.
Të katër fëmijët vdisnin për kafshët; pikë të dobët kishin macet. Meqë në shtëpi ishin tetë vetë, do të blinin tetë mace.
Uaaau, harruam prindërit! Babi Xhovani, mu si skelet, qeros, hundën e kishte me majuckë dhe gojën si kuti. Mami Elena, nëntëdhjetë kilëshe, ishte me kaçurrela dhe me sy blu.
Tak-tak, tak trokiti dera.
- Nikolito, shko hap derën!
- Po, mami!
- Kush është?
- Nikolito, hape shpejt se janë macet!
- Po po, ja, tani!
- Zonja Elena, po... Nikolitoja?!… Këto janë macet që keni porositur…
- Fa... le... mi… ndeeerit!
- Asgjë.
- Mami, babi ejani të gjithë se erdhën macet!
- Hapuni, fëmijë, se nuk po kaloj dot… Eh, mami juaj është rënduar pakëz!… Nejse… Jemi të gjithë?… Po… Tamam, tamam!...
Një të dalë macet nga kutia dhe njëra poshtë shtratit, tjetra poshtë divanit, njëra në vaskë e të tjerat andej-këndej.
Rexhinës e Shabinës u pëlqyen menjëherë macet se nuk ishin të turpshme.
- Vajza, djem, prindër vraponi të na vini emrat!
- Mirë, kësaj bardhoshes do t’i vë gjysmën e emrit tim, - tha Shabina.
- Ti, Shabina, ke emër shumë të çuditshëm.
- Përse, Bartolomeo?
- Sepse e di çdo të thotë sha… ne... ne?…
- E di në frëngjishte…
- Po, por, a e di se çfarë tregon?…
- Jo, ç’ne, si nuk e di... mace!…
- Ke emër shumë të shpifur.
- Emrin tim mos ma shaj se është francez.
- Frëngjishtja është gjuha më e shpifur dhe Franca vendi më skandaloz.
- Bartolomeo, nuk di se çfarë ke, ty të pëlqen më shumë anglishtja dhe Anglia?!
- Po, se janë më të bukura…
- Dëgjo këtu, ti! Franca ka kullën Eifel, Harkun e Triumfit, katedralen Notre Dame, muzeun e Luvrit e shumë e shumë të tjera…
- Po…, po…
- Hë, pra, si mund t’ia kalojë Anglia?… Ndërsa, sa për gjuhën, frëngjishten e flasin vetëm aristokratët.
- Bartolomeoja do të të thotë një gjë që s’ke për ta harruar…
- Kurrë? Ha… ha… ha!… Çfarëëë?
- Në Angli ndodhet një vend i rrethuar me disa gurë të lartë dhe mendohet se aty është vend magjish.
- Eh, si quhet që ta vërtetoj?
- Stonehange...
- Uau, këtë gjë e di, por nuk e dija ku ndodhej...
- Tani që e mësove, e, mendoj se e kupton sadopak që Anglia është...
- Prapë kurrë nuk ia kalon Francës!
Dhe menjëherë Shabina u largua.
"Kjo është budallaqe! Gjynah që na ka rënë në pjesë"...
- Mirë, pra, kësaj këtu..., kësaj, bardhoshes, do t’ia vë emrin Bina dhe është macja ime!
- Po, Shabina, kjo është macja jote.
- Sigurisht, çfarë kujtove ti?!…
- Mirë..., mirë, me ty zihesh kur të duash…
- Sikur me ty jo!
- Kjo jeshilja do të jetë e imja, - tha Bartolomeoja.
- Mirë, të keqen babushi, por si do t’ia vësh emrin?
- Lomeo?… Jo, më mirë, meqenëse është dhe çun do t’ia vë Kuqo…
- Po ky është jeshil!
- Jo, mor babi, jo: është kuqalosh, por qëparë s’kisha syze.
- Oh, more budallai i babit, herën tjetër mos i harro!
- E po, babi, tani kam filluar të harroj shpesh…
-Uh, të keqen babi!… Më duhet të të çoj te doktori të të vizitojë, se mos të ka zënë skleroza.
- Mami..., mami?!…
- Po, Rexhina.
- Kjo këtu do të jetë e jotja...
- Po si do t’ia vësh emrin?
- Otomina! Si mendon, a është i bukur?!
- Oh, të keqen mami, sa të zgjuar që të kam!
- Falemnderit, nëna ime! Obeze!
- Mirë, pra, kjo roza, meqë është e shëndoshë, do të jetë imja.
- Po si do t’ia vësh emrin?
- Oh, kësaj do t’ia vë emrin më të bukur: Arsa!
…Tup… tup… tup... tup:
- Unë jam Riki, macja më madhështore e gjithë botës! Jam shtatë muajshe, shtatë kile dhe ushqehem vetëm me shtatë lloje vitaminash. Ai që duhet të më mbajë mua ka një përgjegjësi shumë të madhe.
- Ua…, unë jam Xhovani, jam shumë i sigurt se do të të përballoj.
- Mirë, pra, dua një dollap të vë rrobat dhe një sirtar të vë syzet, qerpikët fals… Ua, harrova, dhe biblotekën e librave të mi.
- Dashke goxha?!
- Ky, babi, s’dashka fare! - tha Rexhina.
- Pusho, ti, moj budallaçkë!
- Dhe ti, babi im, Xhovani, që të rrumbullakosem mirë, dua një dhomë 124 metra katror ku aty të rrimë të gjitha macet.
- Shkëlqyer!
-Babi, do të bësh kaq shumë për këtë maçok?
- Ky nuk është maçok, por Riki…
- Mirë, zemra ime! Ik mbushu tani me gjithë atë Rikin!
- Rikin tim të gjithë e nderojnë…
- Mirë..., mirë…
- Atëherë, ti pastruese, përgatite dhomën e katit të tretë, se aty do të rrijë Riki.
- Zotëri, do të shfrytëzoni atë dhomë për një maçok?!
- Të kam thënë: nuk është maçok, por Rikoç! Dhe tani nisu, se të pushova nga puna!
- Si urdhëron, zotëri! Si të thoni ju do të bëhet.
- Elena, urdhëro Anaklean që të lirojë dhomën e madhe në katin e tretë.
- Oh, ti Xhovan je çmëndur! Si mund të të shkojë ndër mend një gjë të tillë? A s’të duket jonormale?
- Jo, përkundrazi, më duket më se normale që macet të rrinë në një dhomë prej 124 metër katrore…
- Si të erdhi kjo gjë ndër mend në trurin tënd të tharë?...
- Ti, Elena, shiko veten! Se kur flemë bashkë shtratit i thyhen këmbët dhe ditë për ditë duhet ta rregulloj…
- Ti je burri i shtëpisë!
- Ou, sa të merrem me ty unë kam shkuar në Kinë! Kështu po të them "çao obeze!"...
-Uau, kush flet?! 69 kiloshi!
Xhovanit menjëherë iu ngritën qimet përpjetë dhe i thirri me një zë të çjerrë, saqë dhe macet kur e dëgjuan iu lutën minjve që të bëheshin shokë, që t’i fusnin në folenë e tyre të vockël.
- Elena, do të t’i jap flokët në dorë!
- Uau, çfarë thua kështu?! Me barkun që kam, unë të çoj në fund të botës!
Kaq u desh. Dhe... Xhovani shpërtheu në hungërima, por sa pa që po i afrohej Elena, filloi të fshihej pas Rikit. Dhe Riki, sa e kuptoi se babai i tij ishte në rrezik, iu turr Elenës dhe i tha:
- Ty, Elena, meqenëse Xhovani nuk arriti të të shkulte flokët, po t’i shkul unë!
- Arsa!… Ndihmë!…
- Jo, e dashura ime, Arsa po fle gjumë. Po të fal kësaj here… Dakord?
- Po, patjetër! Nuk do ta përsëris më!
"Debili! Më bëri të kem frikë nga macet, po ia rregulloj unë një herë tjetër!"
- Si the, Elena?!…
- Jo, asgjë Riiiiiiki…
- Mua mos ma zgjat emrin, dakord?!
- Më fal, oh, pa dashje!
- Augusto, Augusto, si thua, të hamë vitaminat e Rikit?
- Oh, Distoria, unë po kujdesem për macen time, Suin.
- E, mirë, plakaruq i dreqit!
- Po ti, po deshe, shko haji vitaminat…
- Posi, more, të helmohem unë?!…
- Ua, pse ti deshe të helmohesha unë?! Ëëë... ëëë!…
- Domethënë po... jo… po...
- Si?! Shpjegohu, shpjegohu!...
- Doja që ti t’i haje i pari dhe do të shikoja sesi do të të bënin keq…
- Mixgune! Dhe unë prandaj s’erdha, që të helmoheshe ti se më ke nxirë jetën.
- Ti... ti… doje që unë të vdisja?!
- Po.
- Po, a di një gjë ti?
- Çfarëëë?!
- Ato tokat mos kujto se janë në emrin tënd!…
- Jo, jo Distoria! Unë në të vërtetë e di që ti...
- Hajde, m’i hidh tani tokat në emrin tim!
- Ore, unë vërtet jam 90 vjeçe, po trutë shyqyr i kam top!
- Ti më ke tru të ndritur?!
- Po, moj, ç’më di mua ti?
- Mirë, po hajde!
- Qepe, se thirra Rikin të të shqyejë!
- Jo, jo!… Vetëm Rikin jo!…
- Ose Steberein tim.
- E po mos harro misin tim, Suin?!
- Mis… e që kur kështu?
- Ta dish ti si është ajo, po rri mirë…
- Gjyshe... gjyshe... gjyshe?!
- Po, zemra ime! Si e ke hallin tënd që s’më intereson fare?…
- Sot do të lyejmë dhomën e maces.
- Uu, po!
- Si mendon ta bëjmë ngjyrën?
- Nuk e di. Unë për vete jam aristokrate dhe nuk merrem me lyerjen e shtëpisë. Dakord?
- Po gjyshe, shumë dakord.
- … …
- Atëherë vendos unë.
- Po, truri i mamit, thuaje atë që mendon.
- Atëherë do t’i bëjmë të gjitha ngjyrat që kanë macet. Të gjithë janë dakord. Mirë, pra, vazhdoni…
- Po, patjetër, pse çfarë kujtove ti?
- La... la... la… Ç’kemi lazmikos?…
- Ua, Riki!
- Ua, Sui!
- Të pëlqen se si jam krehur?
- Po, por ti nuk je krehur, por je larë.
- Uh, po, më fal! Shiko sa bukur ka dalë dhoma jonë.
- Ua!
- Kuuujjjdeees Suuuiiin, Riki!
- Me vjen keq.
- Të të vijë turp, je dhe mashkull!
- Hajde, se u bëre më e bardhë.
- Po, po unë rashë në gëlqeren e hedhur, gëlqeren e prishur!
- Ndihmë!
- Obo, booo!
- Ngriu kjo; nuk hiqet më!
- Mirë, pra, çao!
- Ua, më le në baltë?!
- Më vjen keq, por ti nuk je në baltë, por në çimento.
- Mbaje mend, maskara!
- Maskareshë, mos u mërzit, se vetëm e ktheva nga gjinia mashkullore në gjininë femërore.
- Ndihmë, Arsa!
- Erdha!
- Shpejt! Deri në tre. Një…, dy...
- Ja, erdha! Uuu, uuu!
- Ç’ke bërë kështu, moj?!
- Ja, rashë në gëlqere.
- Po, si re?
- Po, si të gjithë…
- Ja, po shkoj të thërras Auguston!
- Jo, jo, lere më mirë atë plakushin.
- Ti e di; unë s’të ndihmoj dot! Mirupafshim!
- Joooh, oooh! Ndihmë!
- Ç’kemi, Sui? Aaah, si je bërë kështu?! Ngjan tamam si pulë e lagur!
- Të lutem, më ndihmo! Ti, je shpresa ime e fundit!
- Eja, eja!
- O, po ku do më çosh, mor i shkretë?! Kështu do të të qeshë e gjithë bota!
- Ku të duash!
- Dua të më çosh te veterineri!
- Shko, hip në makinë! Dhe në vendin e pasëm!
- E, pse kështu?
- Jo, se po të rrish ti përpara s’na flet njeri me gojë. Mundësisht ule edhe kokën.
- Mirë, mirë, se përfiton nga rasti ti. Po, mirë…, mirë…
- Hajde, se arritëm.
- Zoti doktor, motra ime ka rënë në gëlqere!
- Motra jote?! - tha Sui.
- Po, zotëri, mos ia vini re se i ka bërë një çikë të keqe gëlqerja.
- Po, po: zonjushë, hyni aty!
- Unë aty?… Kurrë!
- Shpejt, se do t’ju ngrijë gëlqerja!
- Aaa, aaau, erdha!
- Atëhere, duhet të futeni në atë kovën këtu dhe pastaj te ai
tubi atje.
- Jo, jo; po, po, po…
- Meqenëse e thatë po-në tri dhe jo-në dy herë atëhere është "po".
- Po, ecni, futuni këtu!
- Zotëri, aaa…
- Dolët, zonjë?
- Falemnderit! Besoj se nuk ju detyrohem gjë… Çao!
- Ej, ej, ti më detyrohesh!…
- U, po, një fjalë: Falemnderit!
- Jo, po më detyrohesh 250 euro!
- Çao, çao!
- Mace e zgjuar na qenke, po, ama, edhe unë jam burrë i zgjuar!
- Ha, ha, ha, ç’na the! Merri këto 250 eurot dhe që ta dish unë tani do të shkoj drejt e në shtëpi për të të sekuestruar dyqanin!
- Oh, thashë se do të largoheshe duke më dhënë 250 euro! Frikacake!
- Jo se kam frikë nga ty, por po largohem me dëshirë dhe respekt.
- Hajde, Arsa, se po na fut ndonjë shqelm.
- … …
- Ha, ha, ha! Frikacake, hip në makinë!
- Mua mos më thuaj frikacake, se unë jam mace aristokrate.
- Pse, unë jo?!
- Po, po; jo, jo, jo!
- E pse jo?
- Sepse ti, në të vërtetë, ishe mace rrugësh.
- Po më pas më mori një familje dhe më mësoi.
- Por, ama, kur ti ushqeheshe me qumësht, unë ushqehesha me vitamina!
- Ha, ha, ha! Po, por hmmm…
- Ha, ngece, ëëë!…
- Ëmmm, ëmmm, ëmmm!…
- … …
- Oh, po, pija qumësht, sepse doja…
- Ty vitaminat të dilnin në ëndërr, po s’kishe ku ti gjeje. Madje ishe gati...
- Mua mos ma qaj hallin ti, se frikacake si puna jote s’kam qenë ndonjëherë!
- Nga se doli që unë qenkam frikacake?
- Ti je me sklerozë, moj e shkretë!
- Ama, po jam unë me sklerozë, ti je nga ato lloj maçokesh që gjithë ditën shpif!
- Po, po jam e zonja që gënjej… Ama kjo është zotësia ime!
- Arritëm, arritëm…
- Uuu, shyqyr që më ranë veshët rehat!
- Edhe mua!…
- … …
- Augusto, Augusto!
- Ç’ke moj?
- Ç’të kem? Rashë në allçi…
- Po s’të shoh gjë…
- E po vajta te doktori dhe u pastrova.
- E po, mirë. Çao!
- Ej, ej mos harrove të bëje një pyetje?!
- Po...
- Çfarëëë?
- Sa lekë të mori?
- Ekzakt?!
- Sa?
- 400 euro.
- Shumë, shuuumë, shuuumë pak!
- E, mirë, pra, 500 euro!
- 400 the?
- Mjaftojnë!
- Dakord.
- Urdhëro!
- Falemnderit, plakaruq!
- Si the?
- Je shumë i mirë!
- Lala, lala, lala, Rexhina?
- Po, Sui!
- … …
- Që sot e tutje, ty do të të quaj macja jashtëtokësore.
- Ha, ha, ha! Pse kështu?
- Nuk e sheh veten si je?
- Jo, nuk e shoh.
- Mirë, pra, ec me mua në pasqyrë!
- S’kam nevojë!
- Çao, macja jashtëtokësore!
- Ti lodhesh kot; është gjithë ky emër i gjatë. Më mirë bën ta shkurtosh pak.
- Aspak!
- … …
- Ndihmë, ndihmë!
- Çfarë ka?
- Riki!
- Ç’ka Elena?
- Arsa nuk mjaullin dot.
- Shpejt, doktor Geartin se na duhet!
- Po! Ja t’i telefonojmë…
- … …
Tak…, tak!…
- Erdhi, hape ti!
- Po, mirëseardhët!
- Ç’ka ngjarë, zonjë?
- Macja ime, Arsa, nuk mjaullin dot!
- Ku është?
- Lart!
- Atëherë, macja juaj, Arsa, nuk mjaullin dot se është shtatë kilogram mbi peshë.
- Si t’ia bëj unë: e dua shumë!
- Shumë thjesht: çojeni në palestër!
- Falemnderit!
- 50 euro bën vizita!
- Urdhëroni!
- Falemnderit!
- Meqenëse s’e paske problem edhe 10 euro më shumë?
- Unë nuk e kam problem, por vizita kushtoi 50 euro dhe ju aq meritoni!
- Jo, mendova se nuk ishte e kushtueshme për ju! Gjithsesi falemnderit! Shihemi për ndonjë problem tjetër. Mirupafshim!
- Nuk shpresoj: ka plot veterinerë! Mirupafshim!
- Po si mua një ka! Kot e ke!
- Tani mund të shkoni?
- Patjetër!
- Arsa, zemra ime, merr një peshqir se do shkojmë në palestër!
Arsa nuk përgjigjej dot, por menjëherë mori peshqirin dhe vrapoi me mendimin se do të dobësohej që ditën e parë.
- Arsa, hip shpejt në makinë se kam qef të jemi korrekt.
- Ashtu?… Të më falësh, po kjo goja ime është pak si...
- Arritëm…
- … …
- Shiko, shiko na paska ardhur buallica me macen e saj. Vëllaçko, macen e paska yll fare.
- Kishe ndonjë hall?
- Kush?
- … …
- U lali, i themi "jo", se po na shtyu me bark kjo na çoi në Afrikë!
- Si e ke dëshirën: të shkosh në Afrikë?!… Më thuaj të të çoj…
- Jo, ha, ha, ha!
- Shkojmë, Arsa!
- Zonjë, macet nuk...
- E kam marrë të bëjë stërvitje me mua.
- Po, mirë, po bëjmë një përjashtim.
- Falemnderit, u treguat një njeri shumë xhentil!
- Asgjë!
- Atëherë hip te kjo biçikleta e vogël: Opa!…
- … …
- Të lumtë! Ke rënë një kilogram. Je e kënaqur?
- Hëmmm, hëmmm, oaaa! Të bija unë një kilogram?! Unë mezi bie dhjetë gram…
- Më mirë ikim tani.
- Hëmmm, hëmmm…
- Mirë, pra, vazhdo edhe pak!
- Zonjë, pse nuk shkoni te biçikleta juaj?
- Ooo, është biçikleta ime?! Atëherë, po e marr në shtëpi…
- Jo, zonjë, më keqkuptuat: pra është e juaja këtu!
- E po, shprehu më qartë! Se jo për gjë, se po të duash unë edhe e marr.
- Mjau, mjau, mjau!
Dhe menjëherë Arsa vuri duart në gojën e saj si kuti se besonte që mjaulliu ajo.
- Uauuu, macja ime!
- Mami, mami!
- Arsa ime! Si je, si ndihesh?
- Mirë, jashtëzakonisht mirë!
- Tani, Arsa, do të hash sa hanë të gjithë. Mirë?
- Po, mami, po jo sa ty!
- Tani le të kthehemi në shtëpi.
- Patjetër, sigurisht. Eh, po, po!… Le të kthehemi.
- Arsa, zemër, e kuptoj që ti do vetëm të flasësh. Por, ti, e di që unë nuk jam mirë me sistemin nervor.
- … …
- Arritëm, tani dil!
- Uaaaa, tani do shkoj t’u flas shokëve menjëherë!
- Shko, se më çmënde!
- Si the?
Kur e ktheu kokën Arsa, Elena buzëqeshi, por, sa i tha Arsa "si the" ajo i vuri çelsin buzëqeshjes së saj dhe tha:
- Arsa, mos je gjë shurdhe?!
- Jo, mos u shqetëso!
- Jo, jo, mos u fut brënda në shtëpi!
- Po pse jo?
- Sepse duhet të shkojmë te doktori i veshëve.
- Për kë?
- Për ty, moj!
- Po nuk e shikon që unë qenkam qorre, doja të thoshja që nuk e sheh që unë nuk jam shurdhe?
- Po, unë jam qorre?
- Po, jo, jo!
- Po atëherë pse nuk e shikoj?
- Ti mos shko te okulisti, po te psikologu.
- Tani e kuptova, po mos më thuaj mua të shkoj te psikologu se unë të shpëtova jetën se ti nuk mjaullije dot.
- … …
- Kjo duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për ty, madje edhe më e tmerrshmja!
- Pse e tmerrshme?
- Sepse unë për veten time nuk kisha parë mace që nga shëndeti të mos mjaullinte. Sa e shëndoshë!
- Ti shiko veten tënde sa e shëndoshë je!
- Ha, ha, ha! Unë e shëndoshë jam, po s’kam ngelur ndonjëherë pa folur.
- Por, ëmmm, ëmmm…
- Ngece!
- Mirupafshim!
- Po edhe ti mos harro se kur erdhëm ne në shtëpi, ti mezi kaloje
në derë...
- Ehhh, të shkuara, të harruara!
- Jo, moj: si të shkuara të harruara?!
- Nejse, që të mos kujtojmë edhe ndonjë gjë tjetër po të them: Mirupafshim!
-Mirupafshim!
- … …
- Futuni shpejt në dhomë se kemi disa të ftuar për darkë.
- E, pse duhet të rrimë në dhomë, babi?
- Sepse kështu duhet!
- Jo, ne flasim dhe merremi vesh me njëri-tjetrin.
- Këtu urdhëroj unë!
- Po, babi, unë jam Riki!
- Ahhh, harrova! Këtu urdhëron ti.
- Meqenëse urdhëroj unë, atëherë menjëherë dua që të ftuarit të zhduken…
- Jo, ne i kemi miq familjarë ata...
- Dua unë dhe kjo ka mbaruar!
- Eleeeeeeeeena! Dua që ta marrësh Dezin në telefon dhe t’i thuash që të mos vijnë sonte!
- Ua, pse kështu?! Çfarë ka ndodhur?
- E po, e po... Ç’ka ndodhur? Nuk jam mirë!
- Ua, pse çfarë ke?!
- Asgjë, po më dhemb pak koka.
- E, pastaj…
- Unë s’po duroj dot zërin tënd e jo më zërin e atyre!
- E po, mirë, po i marr… Ja po i bie ziles së telefonit…
- … …
- Përshëndetje, Xhesika!
- Përshëndetje!
- A mund të flas pak me mamin tënd, të lutem?
- Po… Mami! Mami!…
- Erdha, kush është?
- Një shoqe…
- Alo, alo! Ç’kemi, Elena? Ja, tani po nisemi!
- Më vjen keq, po Xhovanit i dhemb shumë koka dhe nuk duron dot zërat tuaj… Kështu më tha.
- T’i vijë turp atij! Po shkela më në atë derë, mos më thënçin më Dezi!
- Mirë, mos të thënçin!
- Ua, ju qenkeni familje skandaloze!
- Ju lutem shumë, mos na fyeni!
- Ua, pse po ju fyej?!
- Shumë rëndë! Madje t’ju vijë turp juve!… Juve jeni familje skandaloze, pa dinjitet dhe mos më ecni më në shtëpinë tonë!
Pip... pip... pip...
- … …
- Hë, ia the?
- Ia thashë dhe u zura.
- E pse, moj?!
- I thashë se ti nuk i duroje dot zërat e tyre se të dhimbte koka.
- Obobo! Po si ia the ashtu, moj budallaçkë?!
- E po i thashë ato që më the ti.
- Po unë t’i thashë ty, jo që ti t’ia thuash asaj!
- E po, ti vetë the…
- Po si thashë vetë, moj?!…
- … …
- Ua, po ç’t’i them Uilliamsit unë kur të të kërkojë ty?
- Po atë që më the mua.
- Po, moj, s’jam budalla unë, siç je ti!
- Mua mos më shaj, se...
- Po, çfarë "se"?!…
- Shko, fli gjumë tani!...
- Do fle, çfarë kujton ti, se do të pres sa të gjesh fjalët që t’i thuash Uilliamsit?!…
- … …
- Natën e mirë, natën e mirë!
Tik-tak, tik-tak, tik-tak!…
- Edhe kjo ora na la pa gjumë, të paktën të shkoj të pi një çaj pjeshke se unë vdes për atë.
- … …
- Uau, çfarë ka?
- Riki, më fal, qenke zgjuar ti?
- Eh, more i shkretë, qenke mbrapa kohës dhe botës.
- S’të pashë; isha përgjumësh.
- E, mirë, mirë, do një çaj?
- Po, mirë bën, s’bën keq!
- Sa i nxehtë!...
- Paske shumë ojna ti.
- E po, kam një çikë.
- Një çik, eee!...
- Riki?!
- Hë, Bina!
- Do të marrim pistoletat me ujë dhe të lagim të tjerët.
- Këtu po, që më pëlqeve.
- Shyqyr!…
- Shko, mbushi, se në banjë i ke!
- …Ua, s’ka ujë!
- Mbushi në kovë!
- Ide e mirë kjo!
- Ec, në fillim do të shkojmë te Xhoi…
- Lage! Zjarr!
- Aaa, aaa, shëëë!…
- Çfarëëë?! Çfarë ka ndodhur?!
- … …
- Mbas nesh, po shkoj në banjo që të thahem.
- Shkojmë te Sui…
- Zjarr!
- Aaa, aaa, shëëë!...
- Çfarëë ka ndodhur?!
- … …
- Pas nesh!…
- Po shkoj menjëherë të fshihem.
- Ej, Xhoi, po ti?!
- Lojë e këtyre, le të vazhdojnë…
- Zjarr te Kuqoja, kurse unë te Arsa!
- Aaa, aaa, aaa, shëëë!…
- Çfarëë ka ndodhur?!
- … …
- Pas nesh!…
- Hëëëm, sa frikë!
- Shëëët! Na ka ngelur dhe Steberei…
- Zjarr të dy, po të dy!
- Aaa, aaa, aau, shëëë!…
- Kjo ishte loja: na vjen keq!
- T’ju vijë turp nga vetja!
- … …
- Riki, Riki! Eja të pijmë nga një çaj!...
* * *
- Djema, si thoni, shkojmë me pushime në Francë?
- Në Paris?
- Sigurisht atje.
- Mirë do të ishte, po me kë?
- Me prindërit!
- Jo, ata e urrejnë Francën!
- Atëherë organizojmë ndonjë gjë.
- … …
- Riki është fjala jote.
- Po, patjetër, mund të mendohemi të gjithë, se është diçka me vlerë.
- Po, Arsa?
- S’kam mendim!
- Otomina?
- As unë!
- Xhoi?
- Jooooooooo!
- Kuqo?
- Jo!
- Steberei?
- Jo!
- Po, ti, Riki?
- Patjetër që po!
- Cili është mendimi yt?
- Ejani mbas meje në bodrum!
- Ku? Unë kam frikë tani, është natë!
- Ti, Bina, po deshe, mos eja!
- Mirë, pra, po vij, njëlloj është, se dhe po të rri vetëm njëlloj është!
- … …
- Ej, Riki, mos harro se jemi dhe vajza! - tha Steberei.
- Më falni, jam pak i hutuar!
Sui dhe Arsa panë në sy njëra-tjetrën dhe thanë pse vallë është kaq i hutuar ky?!
- Na duhen dhe tetë shkallë.
- Ah, sa shumë! - tha Kuqoja.
- Shumë të duken ty?!
- Bëra shaka, Sui. Arritëm!
- Ç’do bëjmë tani, Riki?
- Për mendimin tim, Steberei, duhen disa fije bakri, ca drurë dhe i lëmojmë që të formojmë një rrethore…
- Mrekulli?! E, për çfarë na duhet ne kjo? - tha Xhoi.
- E po tani po jua tregoj: ne do të ndërtojmë një aeroplan!
- Një aero... plan?!… Nuk është e mundur!… E pabesueshme!
- Jo, Xhoi, është mjaft e besueshme!
- Si? Ne jemi mace dhe...
- …Ama, jemi mace shumë të zonjat!
- Në rregull, unë bashkohem me mendimin tënd, Riki! - tha Otomina.
- Vërtet?… pranoni?!…
- Po, sigurisht që po…
- Por, me një kusht! – ndërhyri Bina.
- E cili është kushti?
- Që të mos ndalojmë fare në Angli se....
- Jo, nuk do ndalojmë! - tha menjëherë Riki e ia bëri me sy Suit.
Sui fillojë të qeshte dhe Riki u ndie shumë ngushtë nga e qeshura metaforike e Suit.
Menjëherë Bina reagoi:
- Përse kështu, Riki? Përse qesh Sui?
- Më fal, unë s’jam Sui, duhet të pyesësh atë!
- E po të pyeta ty se, pasi the ti fjalët, qeshi ajo.
- E po kushedi se çfarë ka menduar e shkreta, se është pak e mangët.
- Si the, Riki?!
- Jo, më fal!
- Si theee?!
- Të dyja jeni të mangëta.
- Si the?! - thanë në një gojë Bina dhe Sui të nevrikosura.
Riki u tmerrua dhe tha menjëherë:
- Jo, e kam fjalën se të dyja jeni shumë të mira.
- Të lumtë, kështu po, kjo ishte shumë e saktë!
- Për ty të gjitha të sakta janë!
- Jo të gjitha, se, për shembull, ajo fjala që the ti qëparë kur qeshi Sui nuk ishte dhe shumë e saktë.
- E, çfarë kishte që nuk shkonte te fjala ime?!
- Qeshja e Suit.
- Ç’lidhje kishte e qeshura e Suit me fjalën time?
- Sepse, pasi the ti fjalën, u zgërdhi Sui.
- Për atë pyet…
- Djema, e lëmë fare këtë muhabet! - tha Kuqoja.
- Ke shumë të drejtë, Kuqo. Dhe meqenëse po shqetësohesh kaq shumë për këto gjërat…
- Është kënaqësi, Riki!
- Doja të thoshja që do të jesh drejtuesi i aeroplanit.
- Jo, Riki, ajo detyrë të takon ty!
- Jo, vetëm unë do t’i marr të gjitha përsipër?!
- Por, ti, je më i zoti!
- Jo, unë dua bashkëpunëtor.
- Të lutem, më zgjidh mua! - thërriste Xhoi. – Mua, mua, mua!…
- Jo, bashkëpuntori im është Kuqoja!
- Falemnderit, Riki: ta di shumë për nder!
- E meriton!… Jo, se ju nuk e meritoni, por…
- E kuptuam, Riki, se ku do të dalësh.
- Djema, jeni dakord që Kuqoja të zgjidhet bashkëpuntori im?
- Pooo, pooo!
- E shikon, Kuqo, që të gjithë të duan.
- Tani po jam i kënaqur! - thirri Kuqoja me zë të fortë.
Djemtë e kuptuan që me përgjigjen "po" Kuqos iu shtua një jetë tjetër dhe një yll tjetër në shpirtin e tij. Thirrën menjëherë:
- Kapiten dhe zëvendëskapiten! Ejani tani të vazhdojmë!
Kuqua pa Rikin në sy. I gëzuar e kapi për shpine dhe i tha të shkonin të punonin. Riki dhe Kuqoja shkuan drejt maceve të tjera.
- Ne, këtë aeroplan duhet ta bëjmë edhe nëndetëse, sepse nuk do të fluturojmë vetëm në ajrin blu…
- Jo, Riki, ai quhet qiell.
- E di, Steberei, por e krahasova me diçka tjetër. Me detin…
- Oh, thashë se nuk e dije!
- Pusho!
- Me fal!
- Vazhdo ti, Kuqo!
- Po, po do të kalojmë nëpër dete e oqeane!
- Oh, ç’na thatë! Është e vërtetë kjo, Riki?
- Është shumë e vërtetë, Otomina!
Triiing!
Riki ktheu kokën, pa nga mbrapa dhe tha:
- Ora shtatë tani! Xhovani duhet të jetë duke na kërkuar. Djema duhet të dalim që këtej!
- Po, Riki, duhet!
- Por, si do të dalim, Arsa? Bodrumi është i mbyllur!
- E po na duhet të dalim…
- … …
- Riki!
- Po, erdha, ja, babi!
- Oh, me sa shoh qenke në bodrum!… Dil!
- Dëgjo, mua nuk më detyron njeri… Më kupton?!
- Më fal, zemra ime, dil që andej!
- Babi, ik vishu një herë për në punë, pastaj do të dal unë…
- Më premton?
- Po, babi, të premtoj!
- Në rregull!
- … …
- Hape derën, Sui?!
- Po. Oh, Riki, harrova të të thoshja!…
- Jo, Sui, mbylle mengadalë!
- … …
- Riki!…
- Po, babi.
- Po macet e tjera ku janë?
- Me mua.
- Po ku dreqin janë fshehur?!
- Babi, shko vishu se përndryshe nuk dalim!
- Ha, ha, ha ju kapa!… Jeni në bodrum…
- Djema, fshihuni! Futuni në poçat me verë!
- Riki, shpejt që të shpëtojmë!
- Fshihuni ju se unë do të fsheh aeroplanin me atë mbulesën….
- Mirë, pra, futuni shpejt, ku të mundni!…
- … …
- Jo, padron, nuk të lëmë të rrezikosh! Kuptove?
- Ja, ja, mbarova!
- Padron, futu këtu!
- … …
-Erdha, Xhoi.
- … …
Tam-tam, tam.
-Ju kapa, ku jeni futur?!...
- … …
Tik-tak, tik-tak, tring!
- Ora 08-30, bobo jam vonë! Do më pushojë drejtori nga puna. Por ta dini se, po më pushoi drejtori, nuk gjeni vend ku do futeni… Ua, ua, unë ende nuk jam veshur!...
- … …
- Shyqyr që iku, Riki. Dilni, djema!
- … …
- Në aeroplan mungojnë disa pjesë: kush do të shkojë në pyll për të marrë disa drurë arre?
Heshtje.
- Mirë, pra, do ta caktoj unë. Do të shkojë Sui, Steberei, Bina, Otomina dhe Arsa.
- Ta dish mirë ti, Riki, që femrat nuk mund të shkojnë vetëm në pyll.
- Ju e hiqni veten dhe si trime, Bina!
- Ne jemi trime, - tha Otomina, - madje jua kalojmë dhe juve!
- Atëherë shkoni!
- Nisemi, vajza!
- Po. Cakto udhëheqësen e çetës!
- Do të jetë Arsa! Pranoni?! - tha Kuqoja.
- Pooo!
- Nisuni, pra!
Arsa thirri:
- Meqenëse unë jam udhëheqësja e çetës atëherë shkoni merrni lopatën, sopatën, spirancën dhe çiftet!
- Për çfarë ju duhen çiftet? - pyeti Riki.
- Sepse mund të bëhemi pre e ndonjë egërsire të vetmuar.
- Je mjaft e zgjuar…, më falni, jeni mjaft të zgjuara!
- Këtu po, më pëlqeve! - thirri Bina.
- Nisuni se ju vajti vonë; nuk është mirë t’ju zërë nata.
- Mirë e ke…
- … …
- Si thoni: të shkojmë me makinë?
- Jo me makinë! Ç’është ajo fjalë?!
- Po që të shkojmë më shpejt.
- Arsa, mos thuaj budallallëqe!
- Mirë, po ma thuaj arsyen. Nuk ka kundërshtim pa arsye.
- Ke të drejtë. Arsyeja është se po të marrësh makinën nëpër ato fshatra, makina nuk i përballon dot gropat e mëdha të vendeve ku do të kalojmë ne.
- Kështu, po…
- … …
- Rrugë të mbarë!
- Falemnderit! Ejani vajza! I ngarkuat çantat?
- Po!
- Nisemi.Tani secila nga ne duhet të mendojë një këngë.
- Unë për vete s’di fare këngë! - thirri Otomina.
- Po ju të tjerat?
- As ne nuk dimë.
- Mirë, pra, mendoni ndonjë gjë tjetër.
- Arsa, po e vramë trurin që tani, po kur të arrijmë atje ç’do të mendojmë?
- Ka të drejtë Steberei!
- Arsa, mirë, por po s’u morëm me diçka do të na duket rruga shumë e gjatë.
- Këtu ke të drejtë, por jo për atë propozimin e parë që të bënim nga një këngë. Po të ishin aq të lehta këngët, do të ishin bërë të gjithë këngëtarë.
- Ha, ha, ha këtë e the të fortë fare, Otomina!
- Por unë gjithmonë të forta them.
- Mos u mburr kaq shumë, Otomina, se deri tani nuk....
- Shët!
- Çfarëëë ka?
- Pashë dikë që lëvizi, madje dëgjova dhe një zhurmë.
- Oh, ç’bëra unë që erdha!
- Dëgjoni, vajza! Ajo që thotë "ç’bëra unë që erdha" e ka punën pisk!
- Më fal, Arsa, por ti e di që unë jam pak frikacake.
- E di, Sui, por ta kishe thënë që në fillim.
- Të jap fjalën se këtej e tutje do të bëhem më trime nga të gjitha macet e tjera.
- Mirë po të besojmë dhe tani pushoni se përndryshe u bëmë pre e egërsirave.
- Të lutem, Arsa, mos i thuaj këto fjalë se nuk është mirë!
- Mirë, a shikoni? Qenka një dhelpër, uluni dhe merrni çiftet.
- Një… dy… tre: Zjarr!
- … …
- Më duket se e vramë!
- E vramë!
- Mos u gëzoni shumë se dhelpra është dinake, madje shumë dinake.
- Këtë gjë e di, Arsa, por...
- Bina, kujdes me fjalët që thua!
- Më fal!
- Asgjë.
- Atëherë unë dhe Sui do të shkojmë nga ana e djathtë, kurse ju nga ana e majtë. Mirë?! Ky plan do të quhet plani 518.
- Mirë, pra, ndahuni!
- Ne të krahut të majtë do të bëjmë që secila të presë nga një pemë.
- Jo, moj, ai s’tha që dua pemë, por drurë!
- U, po, ke të drejtë! Do të punojmë të trija në një pemë.
- … …
- Atëherë, ne mbaruam; do të shkojmë te pjesa tjetër e grupit!
- … …
- Ç’kemi, vajza, si ia kaluat, u lodhët?
- Jo, aspak.
- Me sa shoh e paskeni bërë punën shumë mirë. Nisemi, si thoni?
- Po, nisemi.
- … …
- Obobo, mos na zë shiu?!
- Pse?
- Sepse po të vësh re kohën është shumë e vrejtur…
- … …
- Sa baltë paska!
- Shumë!
- … …
- Ej, dëgjoni, ku të vini këmbën duhet të keni shumë kujdes se po rrëshqitët...
- … …
- Sa frikë!
- Sui edhe për këtë ke frikë?
- Jo nuk është se kam frikë, Bina, por…
- Ha… ha… ha!...
- … …
- A... a... a!... Rashë…
- Jo, Otomina!
- Uau, arrita dhe zbrita maloreeen!
- … …
- Obobo, ngordhi!
- … …
- Prit pak, Arsa! Dëgjoje pak këtë zërin këtu!
- Ej, vajza, ju këshilloj edhe juve të hidheni, se nuk vritesh.
- … …
- Si thoni, vajza? Pranoni?
- Po!
- Një... dy... tre… gati!… Hidhemi!…
- … …
- Bravo!
- … …
- Nisemi edhe ne, Otomina?
- Jo, prisni, jam dhe unë! - thirri Sui, por për fatin e saj të keq asnjëra s’e dëgjoi.
"Punë e madhe pse s’më dëgjuan: unë kam shpëtuar dhe shkoj drejt e në shtëpi… Ua, sa qejf, edhe pak çaste dhe jam në shtëpi… Hej, arrita!"…
Tak-tak!
- … …
- Hë, djema, si jeni?
- Mirë!
Heshtje.
- Ç’keni që më shikoni ashtu?
- Më fal, po të tjerët ku janë?
- Otomina rrëshqiti e u rrëzua në një të tatëpjetë. Kështu rrëshqitëm edhe ne të tëra me radhë. Kur unë i thirra të më prisnin, ato ikën dhe ngela vetëm. Pas pak m’u kujtua spiranca dhe menjëherë e hodha në mal dhe kështu arrita në shtëpi…
- Të lumtë, u tregove e zgjuar!
- Xhoi, ma do mendja, se nga darka edhe ato do të kthehen...
Tak… tak…
- Hape, Nikolito!
- … …
- Oh, Nikolito, largohemi më mirë!
- … …
- … …
- Për mua eja futemi në bodrum.
- Eja, por a e ke çelsin?
- Po!
- Hape!
- Jo!
- Mos!
- Obobo!
-Shët, e hapa!
- … …
- … …
- Përshëndetje vajza! Hej, Sui!
- … …
- Keni harruar, Suin?
- Jo, unë jam Sui.
- Na vjen keq, Sui!
- Si nuk ju vjen keq juve, moj?! E kuptoni ju që unë po të mos kisha spirancën, tani egërsirat do të më kishin shqyer?!…
- Të lutem, na vjen keq!
- … …
- Mos u beto, Arsa!
- … …
- Ua, Riki, Xhoi!
- Po, Otomina, si jeni?
- Nuk ju vjen pak turp nga vetja?!
- Jo!
- Oh, s’ju ardhka?!
- Jo, ne donim të thoshnim që e bëmë pa dashje.
- Si e bëre pa dashje, moj?
- Të betohem, Xhoi; pa dashje e bëmë!
- … …
- … …
- Oh, shpejt, dilni: orari i të ngrënit!
- … …
- Ç’kemi, Eleni?
- Mirë, Riki.
- Ç’kemi, Xhovani?
- Ç’kemi, Sui?
- Përshëndetje të gjithëve!
- Përshëndetje, Bina!
- … …
- Mace dhe maçokë! Ne kemi organizuar vajtjen në Angli…
- … …
- Po, të lumtë, Kuqo!
Riki u habit nga bashkëpuntori i tij dhe menjëherë u vrenjt.
- Po ju, pranoni?
- Jo!
Kuqoja ktheu kokën dhe u kujtua e menjëherë tha:
- Më vjen keq, por u pendova; nuk mund të vij!
- Oh, jo!
- Pse, Kuqo?
- E po, jo dhe pikë!
- … …
- … …
- Dëgjoni, mace dhe maçokë! Ne do të nisemi nesër me pushime dhe ju do të rrini në shtëpi. Por do të na premtoni që nuk do të largoheni dhe nuk do të bëni rrëmujë!
- Po, ju premtojmë!
- … …
- Urra..., urra...., aaa!
- Çfarë ke, Sui, që gëzohesh kaq shumë?!
- Jo, asgjë!
- … …
- Shkoni luani ju se ne do të flemë tani e nesër do të ngrihemi herët.
- Pse?
- Sepse nesër duhet të jemi të çlodhura.
- Ashtu?
- Po, që nesër të kemi fuqi.
- E po tani shkoni e shtrihuni!
- … …
- Djema, vajza para meje, urtë dhe me zë të ulët! Ora është dy. Duhet të merremi seriozisht me punën tonë...
- Po, Riki, duhet të merremi seriozisht…
- Ç’presim, ejani!
- … …
- Dërrasat i kemi, Riki?
- Po, Xhoi, i kemi!
- Atëhere, ejani këtu të gjithë: ku e kemi lënë nëndetësen?
- Ja, ta gjejmë…
- Të lumtë, mrekulli! Tani të gjithë duhet të më ndihmoni që ta vëmë atë poshtë aeroplanit. Ejani!… Një…, dy…, tre: gati, hop! E ngritëm!
- … …
- Nuk më besohet!
- Përse, Bina?
- Otomina, ty të besohet se aeroplani mbaroi?…
- Jo, as mua!
- Po tani?
- Tani do të bëhemi gati për udhëtim…
- Do të shkojmë pa lejen e prindërve?
- S’kemi ç’të bëjmë!…
- … …
- Çfarë na duhet për udhëtim?
- Na duhet:
1-Naftë,
2-Ujë,
3-Tetë spiranca,
4-Tetë komerdare,
5-Ushqime të bollshme…
- … …
- … …
- E pabesueshme! Ua, uaaa! Kjo gjë duhet vlerësuar!
- E si?
- Ta shpallim në gazetë!
- Jo, jo!
- Pse?
- Sepse na e marrin vesh prindërit.
- Jo, jo edhe unë tani e mendova…
- … …
- Mirë, pra! Këtë aeroplan duhet ta ruajmë si sytë e ballit! Tani të
shkojmë të flëmë se e kemi kthyer natën ditë.
- Ke të drejtë, Riki; mua për vete do të më zërë gjumi top.
- Kaq shumë je lodhur?
- Jo, por do të ëndërroj për udhëtimin… Natën!…
- Natën!…
Tring..., tring!
- Hej, djema, hej vajza! Mami dhe babi po nisen…
- … …
- Nuk do të na takoni?!… Nuk do t’i na uroni udhë të mbarë mamit e babit?!…
- Mami, babi, tani do të niseni?!…
- Tani…
- E po, mirupafshim dhe ju vaftë rruga e mbarë!
- Vetëm ti po na uron, Bina?
- Jo, mami!
- Po, atëherë ku janë të tjerët?
- Këtu janë…
- Udhë të mbarë, udhë të mbarë! Udhë të mbarë! E kalofshi mirë, mami! E kalofshi mirë, babi!…
- Falemnderit, jeni të mrekullueshëm! Mirupafshim tani, se na vajti vonë!…
- Mirupafshim!…
- … …
- Ua, mami e babi ikën!… Jemi vetëm, jemi vetëm, Sui; tani mund të bëjmë çfarë të duam!
- … …
- Djema, ju çfarë doni për darkë; mish apo peshk?
- Një peshk e duam se që kur kemi ardhur këtu vetëm vitamina kemi ngrënë.
- Ke të drejtë! Pra, si thua, Riki, bëjmë tetë peshq?
- Shumë dakord jam, Otomina! Merre pak vajin, Bina, kripën!
- Po, patjetër, Sui. Ja, ku i ke vajin dhe kripën…
- … …
- Duan edhe shumë?
- Jo, Xhoi!
- Edhe sa, Sui?
- Edhe pesë minuta dhe mbarojnë, Kuqo!
- … …
- Janë të mrekullueshme!
- Faleminderit edhe juve!
- Gati!
- Nënë, sa e mirë! O zot, çfarë arome!
- Ju pëlqen?
- Ju lumshin duart! Kur të nisemi për udhëtim do të marrim ca peshk me vete…
- Patjetër, ç’është ajo fjalë!
- … …
- Ora 3.00! Djema, si thoni, të shtrihemi pak që të rregullojmë regjimin?
- Po, Arsa, ke të drejtë!
- … …
- Ej, prisni pak, nuk ju duket Arsa si e mërzitur?!
- Po, edhe mua kështu më duket.
- Çfarë ke, Arsa?
- Asgjë, Otomina!
- Ti, diçka ke?!
- Jo, ju më egërsoni!
- … …
- Përse qan, na thuaj?
- Sepse unë isha komandantja e çetës dhe unë i kisha fajet!…
- … …
- Po ja…
- Hë, pra, na trego!
- Të lutem, më fal, Sui!
- Përse?
- Unë e kisha fajin që të lashë vetëm.
- Ua! Për këtë qan ti?!
- Po…, por…
- Jo, moj zemër, mos qaj për këtë!
- E di, Steberei, është diçka që jam kujtuar tepër vonë, por ja që ishte diçka që ma coptonte zemrën…
- Mos u mërzit!
- E drejtë, Riki, por ajo fjalë "mos u mërzit" është një fjalë goje.
- Mos u mërzit, Arsa, eja me mua të flemë bashkë!
- Vërtet, më ke falur, Sui?
- Sigurisht, që po! Të dua shumë!
- Edhe unë! Drekën e mirë!
- Drekën e mirë!…
Me putrat tona shëtitëm botën
(Pjesa e dytë)


* * *

Ora 10.00 e mbrëmjes…
- Ngrihuni, se kini fjetur mjaft! Obobo, ora 10.00 e natës! Çohuni, çohuni budallaqe! Si nuk na zgjove?!
- Pse, ora është 10.00? Çfarë do të bëjmë ne tani; do të rrimë?
- Jo, do të luani!!… Po, sigurisht, do të merremi me përgatitjet e udhëtimit.
- Po, pse në dhjetë të natës e kemi lënë?
- Ah, moj budallaqe!
- Riki, mbas gjithë kësaj lodhjeje na takon një darkë e mirë dhe një
pushim i mirë për t’u çlodhur.
- Patjetër…
- … …
- Darka ishte e mrekullueshme: të lumtë, Sui, për përgatitjen që pate bërë dhe për shijen e mirë që kishte! Tani të shkojmë të gjitha të flemë që të qetësohemi për nesër…
- Natën!…
- Natën!…
- Po ikim edhe ne, Steberei!
- Natën…, Bina!
- Natën…, Steberei!
- Natën…, Otomina!
- … …
- Po Sui, po fle?
- Po, po fle!
- Mirë, pra, dhe unë s’kam se çfarë të bëj; po shkoj të fle!
- … …
- Me kë je në dhomë?
- Me Suin.
- Sui po fle me Arsën. Pra, me kë do flesh?
- Me jastëkun!
- Ha-ha, ha-ha! Me jastëkun!
- Po, natën!…
- Natën!…
* * *
Ora 11.30…
- Çohuhni, ora 11.30!
- Hë, mos bëj obobo!
- Shpejt, bëhuni gati; duhet të nisemi. Sui i ke vënë të gjitha gjërat në aeroplan?
- Po, Riki…
- … …
- Të lumtë! Merrni ato që na duhen dhe ejani në aeroplan!
- Riki!…
- Po… shpejt Steberei, nuk na pret koha!
- Arsa, po si?…
- Xhoi, shpejt!
- Po, ja, gati jam Kuqo.
- Mos u tall, sepse ti je ende në shtrat e mbuluar me batanije! Nuk do të vijë mirë kur të të lëmë këtu vetëm?!…
- Si?!… Jo, unë jam zgjuar!
- Hë, pra, eja! Mendon se do të vish me pizhama në udhëtim?
- Jo, unë vetëm xhaketën kam…
- Si bën edhe ti, si bëëën, ti!…
- Si bëj unë?!
- Ej, djema, mos u merrni me broçkulla; nisemi se koha s’pret më!…
- Po, ke të drejtë!
- Gati, gati jeni?
- Po, gati jemi!…
* * *
- Nuk më besohet: u nisëm?!
- Po, Sui! Dhe shpresojmë se do të dalim mirë…
- Shpresojmë: Zoti na ndihmoftë!
- Riki, mos më thuaj që do të kalojmë edhe nën ujë?
- Oh, Steberei, më fal, ti nuk ishe kur ne ndërtuam aeroplanin?
- Po, isha.
- Po kur ishe nga të lindi kjo pyetje?
- Më fal, por ti e di që pyetjet lindin gjithmonë vetëm nga…
- Po, uau!… Shiko përjashta: një bukuri e jashtëzakonshme! Po fluturojmë…
- … …
- Shikoni, ne për një orë do të hyjmë në ujë!…
- Vërtet?… Jo, unë kam shumë frikë!
- Xhoi, mos u bëj frikacake! E di ti, frikacakët s’janë dhe guximtarë…
- Jo, Sui, unë jam trime dhe guximtare.
- Atëhere, përse ke frikë?
- Jo, Sui, të më falësh, por unë këtu s’dua të tregoj trimëri!…
Heshtje.
- …Dhe ta dish mirë se dhe populli thotë që me detin s’bëhet shaka!
- E di, Xhoi, e di, madje thonë se deti është gënjeshtar!
- Dëgjoni, djema! Duhet të kalojmë ngushticën e Lamanshit për të mbërritur në Francë.
- Më fal, Riki? Më duket se ajo ngushtica e Lamanshit ka të bëjë me Anglinë?
- Sa e mirë që më je në gjeografi, moj Sui!
- Më fal, nuk jam Sui!
- E mirë, ti, Bina?
- Po, pikërisht dhe tani dua përgjigjen!
- Po, kanali i Lamanshit lidh Anglinë me Francën.
- Po, po ju më gënjyet: jeni gënjeshtarë!
- Dëgjo, Bina, ne jemi gënjeshtarë; të gënjyem se nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër!
- Në rregull, Kuqo! Unë do të fle gjumë dhe ai që do të më zgjojë do ta ketë punën pisk!
- Mirë, tani mundohu të të zërë gjumi shpejt, sepse për dhjetë minuta jemi në brendësi të Anglisë.
- Oh!...
- Kishe ndonjë gjë për të më thënë, Otomina?
- Jo...., në të vërtetë po!
- Shprehu: sot të gjithë grabitqarët ia kanë futur gjumit!…
- … …
Bam… bam... bum…
- E dëgjuat?
- Po, Otomina!
- Çfarë ishte? - pyeti Xhoi.
- Më duket se…
- Më falni!
- Uaaa!
- Jam unë! Po kërkoj të ha!
- O, moj Bina, na tmerrove!
- Ha-ha, ha-ha!
- … …
- Kur kthyet kokën ngjanit sikur ju kishte ikur fytyra: ishit të tmerruara! Domosdo, e kam thënë; nuk jam vetëm unë frikacake këtu!
- … …
- Dëgjoni, djema, jemi afër kanalit dhe shijojini tani bukuritë!
- Uau!…
- … …
- Unë e urrej këtë vend kaq të shëmtuar! Shihni këto ndërtesa, sikur të ishin prej kartoni!
- Jo, jo, e ke gabim!
- Dëgjo, ti, mace budallaqe!
- Dëgjo, ti, jo unë!
- Më vjen keq, por ai që kopjon fjalën e shokut, më fal për shprehjen, ha mu... e maçokut!
- Ti, me që ra fjala, ishe mace aristokrate?
- Po, isha, jam, madje dhe do të jem!
- E shoh, e shoh, s’ishe, nuk je dhe nuk do të jesh!
- Ah, e shkreta ti, se si i thua këto fjalë? Ke të drejtë se nuk do të jesh kurrë…
- Dëgjo, Bina!
- Po, Sui!
- Unë mbase s’kam qenë, por, përderisa gjendem në familjen tuaj, jam. Për të ardhmen nuk mund të flas…
"Të lumtë, të lumtë, të lumtë!" Të gjitha përnjëherësh e përgëzuan Suin për përgjigjen që dha dhe i thanë që megjithë mend ajo qe një mace aristokrate.
- Djema, shihni çfarë bukurish! Tani jemi në Francë dhe për pesëmbëdhjetë minuta jemi mbi kullën Eifel!
- Uau, mbi kullën Eifel! Është mrekulli të jesh mbi atë!
- Kuqo, kur të arrijmë atje duhet menjëherë të shtypësh butonin "a" dhe "c".
- Po, por për çfarë arsye?
- Sepse, po të mos i shtypësh, do të biem mbi kullën Eifel!
- Në rregull, Xhoi!
- … …
- Po, por tani po ju pyes, Riki…
- Fol, Xhoi!
- Ne duam goxha që të arrijmë në Francë…
- Po, e thashë që të mos grindeshin ato!
- … …
- Aha, tani e kuptova. Djema, t’ju them të vërtetën ne nuk jemi
në Francë në këto çaste!
- Oh, jo, përse kështu?!
- Mos u mërzisni, mos u trishtoni se ne do të kalojmë në një vend shumë të bukur që quhet Stonehange.
- I paditur! Ti nuk ke të ardhme për maçok fisnik se nuk di të lexosh anglisht!
- … …
- Hej, Bina: lexohet Soton Heinxh!
- Gabim e the edhe ti…
- Gabim…
- E po, përse s’e thua tamam?
- … …
- O Zot i madh!
- Pse i ankohesh Zotit?!… Zoti t’i ka dhënë të gjitha të mirat!
- Në rregull Bina: a mund të shkosh të hash dhe të qetësohesh?…
- … …
- Hej, Riki, ka ndodhur diçka!
- … …
Të gjitha macet dhe maçokët u mblodhën me vrap te pilotët Kuqo e Xhoi, përveç Binës.
- Hej, Kuqo, ç’ka ngjarë?!
- Karburanti është në të mbaruar!…
- Mos!…
- Kjo do të thotë që ne nuk mund të...
- …Jo, Steberei, mos e thuaj atë fjalë: Zoti do të na ndihmojë!
- … …
- Jo, Arsa, Steberei ka të drejtë: kjo do të thotë që mbaruam!
- Ç’është?! Çfarëëë ka ndodhur?!…
- Bina, karburanti…
- Si, çfarëëë?!…
- Nuk di t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve të tua, por di që karburanti, për fat të keq, ka mbaruar!
- … …
- Djema, mos u shqetësoni, se do të ndalojmë pranë Stonehange, vendit të çudirave në Angli.
- Në Angli? Mos më thuaj se putrat tona do të shkelin në atë vend të shpifur! Putrat tona nuk e meritojnë të shkelin aty!
- Bina, këtu bëhet fjalë për jetën tonë!
- Po, por...
- Djema, po ulemi! Shtyp butonin "e" dhe "a"!
Heshtje...
- U ulëm, dilni shpejt! A jemi të gjithë këtu?
- Po, Steberei, të gjithë jemi, me përjashtim të Binës!
- Kuqo, shiko një herë se çfarë po bën!
- Si urdhëron, padroni im!
- … …
- Ha... ha.... ha!
- Ç’ka, Kuqo! Çfarëëë ka ngjarë?
- Bina, ha... ha… ha!… Po ha si llupse!
- Çfarëëë, si the, Kuqo?!
- Je macja më e mirë! Kështu thonë të gjitha macet e tjera.
- Të gjitha të mira jemi!
- … …
- Kush e ka hartën? - pyeti menjëherë Otomina.
- Unë! - u përgjigj Xhoi.
- Oh, çfarë fatkeqësie ka ndodhur me jetët tona! Putrat tona kanë shkelur në këtë vend të mallkuar!…
- Jo, Bina, e ke gabim: putrat tona shëtitën anembanë botës! - tha Arsa.
- … …
- Djema, tani djathtas!
- I gjori Xhoi ka rënë në botën e hartës…
- Sa bukur do të jetë kur të mbërrijmë atje!…
- Kush ka qenë të ngrejë dorën! - thirri Sui me zë të lartë.
- Unë! - u përgjigj Bina.
- Si, ti?! Po ti sikur s’ke qenë asnjëherë në Angli, se e urreje?!
- Em..., e po..., më…, ëëë… ëëëë!…
- Hë, ngeci karkaleci!
-Ah, moj Arsa, sa budallaqe je: mos të dukem gjë si karkalec, ty?
- Jo, ç’ne! Kështu je, marshallah, ti, po është si shprehje!
- Shprehjet thuhen me mend dhe u thuhen atyre që u shkojnë!
- Ke pakëz të drejtë!
- … …
- Djema, ju kam ngatërruar…
- …Po, përse Xhoi?…
- Po, ja, Riki, në vend që të ktheheshim majtas, u kthyem djathtas!
- Oh, jo Xhoi: ky është një gabim fatal!
- E po, më falni, ju lutem!
- Patjetër, ç’është ajo fjalë, Xhoi!
- Faleminderit, Riki!
- S’ke përse të na falënderosh! - tha Arsa.
- … …
- Oh, meqë ra fjala, duhet të hamë që të marrim fuqi!
- Ti, Bina, ke ndërruar vendin me Arsën apo e kini bërë me marrëveshje ju të dyja?
- Të më falësh, Kuqo, por unë tani jam mis dhe mbaj dietë.
- Ua, Arsa, që kur je bërë mis, ti, dhe ne nuk dimë gjë?
- Që kur jam dobësuar!
- … …
- Ej, vajza, shikoni: arritëm në Stonehange!
- Ua, ua, çfarë mrekullie!
- Po ty, moj Bina, sikur nuk të pëlqente ky vend?
- I shpifur është!
- Po, përse ia bëre "ua"?!
- E po s’e di as vetë, po shko tani!
- Djema, ky është vend çudirash dhe të lutemi që të na ndihmojë!...
- Ke të drejtë, Otomina! Të lutemi!
- Vendosuni përpara gurëve!
- Po, Riki!
- … …
Pas pesëmbëdhjetë minutash përballë tyre shfaqet…
- Riki!
- Po, Steberei?
- Shiko lart: nëndetësja jonë!
- Ky është vend mrekullish! Ejani djema dhe vajza, mrekullia e mendjes sonë po na pret. Djem e vajza, si thoni: kur të kalojmë në det do të mbledhim korale dhe guacka?
- Kjo është një ide e mrekullueshme, Otomina!
- Faleminderit!
- Si thoni, të bëjmë një këngë?
- Po, Sui, meqenëse e dhe ti mendimin e para… Duhet ta bësh ti këngën!
- Hëm, po:
Mace jam,
pis pis pis…
Maçok jam,
mja mja mja…
- E gjora unë, e nisa shumë mirë, por ç’të bësh kur cipa e trurit më është fshirë me nga ato gomat e mira fare.
- Mos u shqetëso!
- Jo, duhet të shqetësohet! - thiri Bina.
- Mos, mos u zini! - thiri Kuqua.
- Po jo, mor Kuqo, si do të zihemi ne!
- … …
- Djema e vajza, të mos harrojmë se na mërziten ata pastaj… Tani na duhet të dalim të shikojmë për ndonjë çudi tjetër brenda në det. Më mirë do të ishte të ndaheshim pesë vajza veç dhe tre djem veç. Pranoni?
- Po! - thirrën macet njëzëri.
- Dalim, si thoni?
- Mirë!
- … …
- Ua, Arsa, shiko se çfarë gjeta! Një korale në formën e një luani…
- Shiko, Sui, se çfarë gjeta unë!…
- Çfarëëë është ajo?
- Një yll deti! Po ti, Bina, çfarë e ke atë?
- Algë në formën e një peshku. Po ti, Steberei?
- Unë gjeta një iriq pa gjemba.
- Ndërsa unë kam gjetur një unazë, - tha Otomina.
- Një unazë, e pabesueshme?!
- Po, Bina, dhe mua, kur e kapa me putra, m’u duk e pabesueshme.
- … …
- Do ta vendos në gisht sapo të dalim!
- Po ti, Xhoi, çfarë gjete?
- Unë gjeta një korale.
- Po ti, Kuqo?
- Unë kam gjetur guacka të papara!
- Kurse unë asgjë!
- Jes... jes! Unë gjeta je... je, ua… ua!
- Ç’gjete, more?
- Gjeta një medalion me gurë blu, po më duket sikur është medalioni i Roouzës së Titanikut.
- Uau, sikur të jetë e vërtetë, Riki!…
- … …
- Si thua, sikur të kthehemi pas pesëmbëdhjetë minutash, ë?
- … …
- Vajza, sipër jeni?
- Po!
- Na ndihmoni pak, të ngjitemi?
- Po, patjetër!
- Shikoni çfarë ka gjetur Rikoçi!
- Kam gjetur një medalion si të Titanikut!
- Ha-ha, si ju gënjen mendja?!
- Mund të jetë imitacion?
- Ha-ha, imitacion!?
- Mirë, mirë, e lëmë këtë muhabet! - tha Xhoi.
- Përse?
- Sepse për tridhjetë minuta do të jemi në Francë dhe do të shijoni bukuritë mbretërore ose më mirë përrallore…
- … …
- Ne duhet të kuptojmë se shëtitja jonë ishte shëtitje magjike.
- Po, Otomina, ke të drejtë: kjo e ka emrin shëtitje magjike!
- … …
- Hej, djema!… Tani jemi në Paris, mbi kullën Eifel!
- Sa e kam pritur këtë çast! Në Francë të gjithë njerëzit janë aristokratë! - tha Bina.
- Këtu në Francë ndodhet një nga mrekullitë e botës…
- Pushoni!
Heshtje.
- Dëgjo, Xhoi! Edhe ti, Kuqo! Kur të jemi mbi kullën Eifel shtyp butonin "a" dhe "c"!
- Më fal, Riki! Po nuk e shtypëm, çfarë ndodh?
- Do të biem mbi kullën Ejfel!… Hë, tani e kuptove?
- … …
- Po, mund të na flasësh për kullën?
- Patjetër! Është ndërtuar në vitin 1889 nga inxhinier Gustav Ejfel. Ajo është e gjithë prej hekuri; është e lartë 320 metra; në katin e sipërm ndodhet resoranti dhe mbi të ndodhen antenat televizive.
- Mendoni pak, sa mirë do të ishte të gjendesha në restorant dhe të haja gjellë nga guzhina franceze? Imagjinoni pak, sa bukur do të ishte!
- Ke të drejtë, Bina! Gjë më të shijshme s’ka!
- Pa imagjinoni pak sikur Xhoi dhe Kuqoja të harrojnë të shtypin butonat: do të biem në pjatat e aristokratëve dhe fisnikëve francezë!
- Ha-ha!
- Dëgjo, Arsa, ne nuk jemi dhe aq budallenj sa të shtypim butonat…
- Më vjen keq Kuqo, por unë e thashë me shaka.
- Atëhere, më fal që u përgjigja ashtu.
- Asgjë!
- … …
- Ua, shihni, shihni kullën Ejfel! Duket që këtu, shihni, ja ku ndodhet!
Të gjithë u mblodhën në xhamin përpara, madje dhe pilotët, Kuqoja e Xhoi, e shkëputën vëmendjen nga butonat.
- Ej, Xhoi, e shtype? Edhe ti, Kuqo?...
- Jo!
- Mos!
- Kjo do të thotë që nuk kemi shtypur asnjë buton!
- Jo, jo!
- Po tani, si do t’ia bëjmë! Do të biem mbi kullën Ejfel!
- Po, Sui!
- Jo... jo… jo!… Do të ngordhim!
- Arsa, jo!
- Ha-ha! Ne do të biem mbi tabakatë e kamarierëve, do të hamë dhe do të ngopemi!
- Ç’thua, moj Bina?
- Por, ja, do ta shikoni! Ose do të biem te dhoma ku ndodhen ata njerëzit prej dylli!
- Dëgjoni, ne po biem dhe nuk do të ngordhim! Por është shumë e rrezikshme se të gjitha mediat do të merren me ne.
- Oh, Riki, Riki! Ti je torollak fare!
- Pse, more, ne jemi talente! Jo të na marrin mediat e Parisit, por ta japin të gjitha stacionet e botës këtë ngjarje!
- Bina, ti nuk e kupton fare ku e ka Riki!
- Hë, moj Sui, meqenëse e ditke ti?!
- Ai thotë kështu se po të na kapin mediat, prindërit tanë do vijnë të shqetësuar këtu!
- Pse ashtu është?
- Po, Bina, ashtu është, siç thotë Sui. Tani le të mos merremi me
fjalë, por të mbahemi fort. Dakord?
- Po, Riki!
- … …
- Ma do mendja se do të arrijmë mbi kullë në orën dy të natës.
- Ç’thua, more! Ora është dy pa një minutë!
- … …
- Kujdes, mbyllni sytë!
- Jo... jo... jo... jo!…
- Kini kujdes!
- … …
- Riki, kemi prishur antenat televizive!
- Sui, ti nuk di fare nëse i paskemi prishur!
- Arsa, kemi rënë në majë, ku ndodhen antenat.
- Tani bërtit!
- Mos, se francezët qenkan zgjuar! Shikoni, të gjitha dritat ndezur! Po tani, ç’duhet të bëjmë?
- Tani mbahuni fort!
- Jo, ne duhet të dalim nga mrekullia e trurit tonë dhe të mbahemi në majat e antenave…
- … …
Në kohën që po rokulliseshin dhe përpiqeshin për t’u mbajtur, diçka ndodhi.
- Otomina, shih pak poshtë!
- Ububu, Riki, ktheje pak kokën!
- Ej, djema, jam duke u rrëzuar!
- Prit, Xhoi, se po të mbajmë ne!
- Faleminderit, Riki!
- Oh, jam duke u rrëzuar!
- Prit, Riki, se po të mbaj unë!
- Faleminderit, Kuqo!
- Oj, ra... shë!
- Prit se erdha!
- Faleminderit, Sui!
- Ej, më mbaj pak, Arsa?!
- Po..., Otomina, rashë?!
- Faleminderit!
- Steberei, të lutem, ndihmona, eja bashkë me Binën se jemi shumë!…
- Po, ja, erdhëm!
- … …
- Çfarë ndodhi vallë për dy minuta?
- A... a... a... a... a… a… shikoni?! Paskemi rënë në dhomën ku gjenden ata njerëzit prej dylli!
- Shihni, kjo nusja! Është me tabaka!
- Me tabaka?!
- Po, Bina, pse u habite?
- Patjetër, këtu duhet të ketë diçka për të ngrënë.
- Menjëherë, po shkoj të hidhem!
- Mos!…
- Një…, dy…, tre… U hodha!
- Mos!… Mos!…
- E sheh, moj, që e prishe nusen!
- Po tani çfarë do të ndodhë?...
- Çfarë do të ndodhë?
- Tani në burg... në burg! Ha ha ha!
- Pse, Otomina, nuk e beson?
- Nuk e besoj, se burg për mace s’kisha dëgjuar ndonjëherë…
- Ke të drejtë se dhe unë kot ia futa, se burg për mace s’ka!
- … …
- Tani, Riki, na duhet të zbresim poshtë.
- Përse?
- Sepse nuk duhet të rrimë këtu. Jemi të rrezikuar… Tani për tani nuk ka ardhur policia, por...
- Mirë, pra, e pranoni mendimin e Kuqos?
- Po!
- Gati jeni?
- Po!- Prisni, se duhet të hyjmë në ashensor!
- Okej, jes...
- … …
- Si, ku jemi këtu? Sui... ui?…
- … …
- E kuptuat që Franca është vendi magjepës?
- Atëherë mbërritëm?
- Mbërritëm!
- Mos duhet të dalim përballë njerëzve tani?
- Jo!
- … …
- Trima, djema!...
- Po, Riki ke të drejtë!
- Shihni..., shihni! Nuk po na vënë re!
- … …

Xhulia Xhekaj
XHULIA XHEKAJ

Me putrat tona shëtitëm botën

(Pjesa e tretë)

Në kohën që po rokulliseshin dhe përpiqeshin për t’u mbajtur, diçka ndodhi.
- Otomina, shih pak poshtë!
- Ububu, Riki, ktheje pak kokën!
- Ej, djema, jam duke u rrëzuar!
- Prit, Xhoi, se po të mbajmë ne!
- Faleminderit, Riki!
- Oh, jam duke u rrëzuar!
- Prit, Riki, se po të mbaj unë!
- Faleminderit, Kuqo!
- Oj, ra... shë!
- Prit se erdha!
- Faleminderit, Sui!
- Ej, më mbaj pak, Arsa?!
- Po..., Otomina, rashë?!
- Faleminderit!
- Steberei, të lutem, ndihmona, eja bashkë me Binën se jemi shumë!…
- Po, ja, erdhëm!
- … …
- Çfarë ndodhi vallë për dy minuta?
- A... a... a... a... a… a… shikoni?! Paskemi rënë në dhomën ku gjenden ata njerëzit prej dylli!
- Shihni, kjo nusja! Është me tabaka!
- Me tabaka?!
- Po, Bina, pse u habite?
- Patjetër, këtu duhet të ketë diçka për të ngrënë.
- Menjëherë, po shkoj të hidhem!
- Mos!…
- Një…, dy…, tre… U hodha!
- Mos!… Mos!…
- E sheh, moj, që e prishe nusen!
- Po tani çfarë do të ndodhë?...
- Çfarë do të ndodhë?
- Tani në burg... në burg! Ha ha ha!
- Pse, Otomina, nuk e beson?
- Nuk e besoj, se burg për mace s’kisha dëgjuar ndonjëherë…
- Ke të drejtë se dhe unë kot ia futa, se burg për mace s’ka!
- … …
- Tani, Riki, na duhet të zbresim poshtë.
- Përse?
- Sepse nuk duhet të rrimë këtu. Jemi të rrezikuar… Tani për tani nuk ka ardhur policia, por...
- Mirë, pra, e pranoni mendimin e Kuqos?
- Po!
- Gati jeni?
- Po!- Prisni, se duhet të hyjmë në ashensor!
- Okej, jes...
- … …
- Si, ku jemi këtu? Sui... ui?…
- … …
- E kuptuat që Franca është vendi magjepës?
- Atëherë mbërritëm?
- Mbërritëm!
- Mos duhet të dalim përballë njerëzve tani?
- Jo!
- … …
- Trima, djema!...
- Po, Riki ke të drejtë!
- Shihni..., shihni! Nuk po na vënë re!
- … …
- Shihni! Po na afrohet një plakë!
- Plakë?!... Mos na fut në ndonjë thes…
- … …
- Ha, ha, ha!… Ju kapa të gjithave! Tani do t’ju çoj menjëherë në shtëpi e do të hani vitaminat më të mira që ekzistojnë në botë, më të shtrenjtat, macet e mia të dashura!…
- … …
- Hëm, mrekulli! Çfarë fati që ramë në duart e kësaj zonjës!…
- Bina, mos e zgjat shumë!
- Pse ti më komandon mua?
- Më fal, Riki?
- Je e falur!…
- … …
- Ejani, djema!… Kjo do të jetë shtëpia juaj e re, ju pëlqen?!
- Shumë bukur!…
- Po vitaminat ku janë?…
- E shoh që qenkeni të uritur! Si i dëshironi vitaminat: me peshk, lepur apo me zarzavate?
- Hëm, me peshk e me zarzavate!
- I doni me të trija?
- Po!
- Atëherë do ta bëjmë kështu: secili nga ju, bashkë me mua, do të shkruajmë letrat dhe do t’i vëmë në tryezë…
- Teta, më fal, po ju si quheni?
- Unë quhem Shadisk!
- Emër i rrallë…
- Tani do të më thoni ju emrat tuaj me radhë?
- Arsa!
- Bina!
- Kuqo!
- Otomina!
- Riki!
- Steberei!
- Sui!
- Xhoi!
- Emra të bukur…
- Po emri i juaj, zonjë, është formuar nga sha plus disk?
- Po, gëzohem shumë për mençurinë tuaj!… A ndiheni ndopak të lumtura, të dashurat e mia?
- Po... jo... po... jo…
- Pra, disa janë të lumtura dhe disa jo! Po përse?
- Zonja Shadisk mund të na çoni pak në dhomën e gjumit?
- Patjetër! Shtrati juaj është me ar.
- Ua, vërtet!?
- Po, atëherë meqenëse jeni shumë të zgjuara mund ta gjeni?
- Na e thuaj, se mbase e gjejmë.
- Kam besim tek ju! Atëherë shikoni pak kë keni zgjedhur si kapitenin tuaj?
- Patjetër që Rikin…
- Mirë, pra, shumë mirë! Nesër do t’ju tregoj plot histori, por tani le të zbulojmë zgjuarsinë tuaj. Do të ecni drejt deri te kolona portokalli dhe do të ktheheni djathtas…
- Mirë, zonjë!
- Atëherë, drejt, ja, ku është kolona portokalli, tani djathtas!
- … …
- Ju lumtë! Jeni shumë të zgjuara; natën e mirë!
- Natën e mirë!
- Ua, shihni çfarë dhome djema, darkën e hëngrëm të mrekullushme; le të bëjmë dhe një gjumë të mrekullueshëm si princër e si princesha. Natën e mirë, djema!
- Natën e mirë, vajza!

* * *
- Mrekulli! Macet nuk janë zgjuar ende: kam kohë të përgatis një mëngjes special. Atëherë marrim vitaminat me peshk, lepuj e zarzavate, i përziejmë dhe i ndajmë në tetë racione. Hedhim qumështin dhe u vëmë pipetat që ta kenë më kollaj. Mrekulli, kur të zgjohen do të mahniten, sidomos Bina që ishte aq llupse! Si nëntëdhjetë vjeçe që jam, ua mbaj mend mirë emrat. Tani, ububu, vajti ora dy e drekës: duhet t’i zgjoj!…
Kuqo, Riki, Xhoi, Arsa, Bina, Otomina, Sui, Steberei, ejani! Kini një surprizë! - thirri plaka e ngazëllyer
- Ejani djem dhe vajza, zonja duhet të na ketë bërë ndonjë surprizë!?
- Taran... taran… tatam! Ju pëlqen?
- E mrekullueshme, na pëlqen shumë fare!
- Uluni hani dhe pastaj keni kohën e pushimit; luani në oborr një
orë që e keni të lirë.
- Ua, sa mirë! Jemi shumë të lumtura!
- Më bëhet qejfi për lumturinë tuaj!
- Pasi të mbarojmë së luajturi do të na tregosh ndonjë histori?
- Patjetër, tani shkoni që të luani në oborr!
- Djema, shikoni brenda në liqen duhet të ketë peshq?
- Steberei, mos je çmendur gjë?! Nuk e shikon që ajo është një pishinë dhe jo një liqen dhe në pishinë nuk ka peshq?…
- Ua, më falni, u ngatërrova, por, si thoni!? Do të futemi në ujë?
- Ej, dëgjoni, po bie zilja duhet të shkojmë në shtëpi…
- … …
- Përshëndetje, zonjë!
- Përshëndetje!… Qenkeni bërë zhul, shkoni dhe lani këmbët dhe duart!
- … …
- Çfarë historie t’u tregoj unë këtyre? Apo...
- Erdhëm!
- Mirë, tani uluni që të gjithë dhe mos bëni fjalë…
- Po, zonja Shadisk…
Plaka u mendua një hop pastaj zuri të rrëfente një histori që e filloi me na ishte se ç’na ishte… Na ishte një herë një çift shumë i bukur, edhe jetë të mirë bënin... Kështu ata vendosën që të shkonin në Turqi për pushime... Pasi kaluan shumë ditë të bukura në Turqi, një mëngjes ishin ulur në një kafene. Të dy porositën kafe, por kamarieri sa u solli porosinë, u kërkoi edhe lekët... Për fat të keq, në xhepat e tyre nuk ndodheshin qindarka dhe i dhanë njëqind dollarë. Prisnin që t’u kthehej kusuri, por kamarieri nuk kishte t’ua thyente dhe u kërkonte të holla. Në këto çaste të mërzitshme djali u hodh e i tha: "Të lutem, mbaje të gjithë qindshen dhe na ler që ta pijmë rehat këtë kafe!"…
Kamarieri i inatosur i mori që të dy filxhanët dhe i hodhi në lavaman…
Si heshti pak plaka i pyeti:
- Ju pëlqeu ndopak historia? Hë, më thoni!
- Po, shumë e bukur ishte!
- Por, prisni t’ju them dhe kuptimin. Në botë te njerëzit e mirë do të futen patjetër njerëz të këqinj. Gjithashtu, te njerëzit e këqinj do të futen edhe njerëz të mirë që t’i ndihmojnë…
- Je shumë e zgjuar, zonja Shadisk!
- Falemnderit, Arsa!
- Nuk ka tjetër si ti në botë, zonja Shadisk!
- Ju falemderit! Rëndësi për mua ka që ju më vlerësuat. Ju jeni shumë mace të zgjuara, sepse e kapët menjëherë kuptimin e kësaj ngjarjeje. Tani si thoni, para se të shkoni që të flini, unë kam diçka për t’ju dhënë…
- Çfarë?
- Shikoni, ju kam sjellë të gjithave varëse me nga një pllakë ku është shkruar emri i secilës. Pra, çdonjëra nga ju që tani e tutje do të ketë nga një medalion me emrin e vet. A jeni të kënaqura?!…
- Sa të bukura qenkan varëset dhe medalionët!
- Janë prej ari… Atëherë, më lejoni që t’jua vendos me radhë të gjithave me dorën time.
- Po! – thirrën njëzëri.
- Atëherë e fillojmë me Rikin, meqë është kapiteni… Unë kam shkruar "Kapiten Riki"… Pastaj me radhë…
- Shumë falemnderit, zonja Shadisk!
- Ju dua shumë të gjithave, të shtrenjtat e mia!…
- Oh, zonjë e mirë, edhe ne të duam, por nuk ju përkasim juve, i përkasim familjes sonë që e kemi lënë aq larg: familjes Bernardo!…
- Aaa, ju po më fyeni shumë rëndë!
- Përse, Shadisk?
- Por, ja, kjo do të thotë që ju nuk ndiheni mirë këtu tek unë…
- Jo, zonjë, ne ndihemi mjaft mirë tek ju! Ju po tregoheni një zonjë tepër e dashur, e mrekullueshme, që gjithë kaltërsinë e zemrës na e dhurove ne!…
- Po, atëherë, përse nuk doni të rrini me mua?!
- Shohim e bëjmë zonjë, por ju vetë thatë që familja është gjëja më e shtrenjtë në këtë botë!
- Po, por....
- E dimë, zonjë, do të thoni që ne jemi mace dhe nuk e kuptojmë se çdo të thotë familje. Përkundrazi, ne jemi njëlloj si njerëzit, me shpirt, pavarësisht se Zoti na ka pagëzuar kafshë.
- Jo, Arsa, më keqkuptuat ju mua! Unë ju kuptoj, por dhe ju duhet të më kuptoni se, po të më ikni, do të më duket sikur do të më largohet një pjesë e shpirtit tim. Ju duhet të më kuptoni se dhe fëmijët më janë larguar dhe nuk kam asnjë lajm prej tyre.
- Zonjë, ne nuk duam që të të thyejmë zemrën; ke hyrë shumë shpejt e shumë thellë në zemrat tona!
- Falemnderit, Steberei!
- Megjithatë…
- Tani, si thoni, më mirë të flemë gjumë, të paktën të qetësohemi disi?
- Po, zonjë. Natën e mirë!
- Natën e mirë!
- … …
- Djema dhe vajza! Ejani pak këtu me ngadalë, pa bërë zhurmë.
- Po, ja, erdhëm. Çfarë plani ke, Riki?
- Plani është ky: Dëgjoni të gjithë me vëmendje! Ne duhet të bëjmë diçka që t’i dalim nga zemra Shadiskës!
- Çfarë?
- Këtë duhet ta mendojmë, Sui.
- E gjeta, Arsa!
- Çfarë, Kuqo?
- Po, ja, unë them që të bëjmë putrat tona me baltë dhe të njollosim gjithë dyshemenë me to! Hë, si thoni?
- Mirë, ashtu do të bëjmë! - u përgjigjën njëzëri të gjitha macet.
- Atëherë, nesër në mëngjes të dalim shumë herët, sigurisht pa u zgjuar zonja, dhe të shkojmë e të lyejmë këmbët.
- Riki, duhet të shkojmë diku jashtë shtëpisë, sepse në oborr nuk ka baltë, ose më saktë llucë.
- Dëgjoni, se mund t’ia punojmë dhe kopshtarit!
- Si, Riki?!
- Për shembull, Otomina, ne mund t’i themi kopshtarit se në tokë ka hyrë një gjarpër i madh dhe në qoftë se ai nuk e nxjerr, do t’i tregojmë zonjës dhe ajo e përzë nga puna. Kështu që ai do ta hapë se s’bën gropën. E kuptuat? Sapo ai të hapë gropën, ne menjëherë lyejmë putrat tona…
- Ua! – thirrën macet të habitura.
- Pra e paskeni kuptuar mirë. Tani edhe mund të flemë. Natën!…
- Buonanote!…
- Orvuar!…
- … …
- Përshëndetje, kopshtar!
- … …
- Ua... a... a... a... a!… Ndihmë! Një gjarpër i madh u fut këtu në tokë!
- Lere, se do të dalë vetë!
- Si the?
- Thashë që do të dalë vetë!
- Ua, more kopshtar, por unë tani do të shkoj te zonja e t’i them gjithçka the për gjarprin!
- Jo, unë nuk... E, mirë, tani po marr kazmën e lopatën dhe do të punoj tokën për ta nxjerrë!
- Urra... urra... urra!… Fituam!
- Budallenj, shikoni! Këtu nuk ndodhet asnjë gjarpër!
- … …
- … …
- Na falni, kopshtar, se kemi bërë putrat tona pis dhe duhet të shkojmë brenda që t’i pastrojme.
- Obobo! Po çfarë bëni kështu, ju lutem! Mos e bëni shtëpinë pis!
- Mir... mir… mir u pafshim!
- Mirupafshim!
- … …
- Urra... urra... urra!… Tani zonja do të mërzitet shumë! Një… dy... tre! Nisemi!
- Po... po... po! Nisemi!
- Së pari, duhet të bëjmë pis dyshemenë, kolltuqet dhe mbulesën e shtratit të saj. Ju, vajza, kini shtratin, ndërsa ne dyshemenë dhe kolltuqet!
- Ke të drejtë, Xhoi, të fillojmë shpejt!…
- … …
- Vajza, shihni se çfarë florinjsh ka zonja!
- Uau, Arsa!
- Mirë, por tani shpejt se s’kemi kohë!
- … …
- Mbaruat! Tani duhet të dalim jashtë!
- Po, ejani!
- Erdhëm!
- … …
Tak… tak… tak… tak…
- Djem dhe vajza, çfarë kini bërë kështu?
- Na falni, zonjë!
- S’ka gjë se do të marr pastruesin!
- Ua, zonjë, po të isha unë në vendin tuaj do t’i kisha vërvitur macet
nga dritarja!
- Jo, Steberei: unë nuk do të veproj ashtu!
- Ju, zonjë, jeni më e mira në të gjithë botën!
- Falemnderit, por më premtoni se nuk do ta bëni më një gjë të tillë!?
- Jo, zonjë, ju premtojmë!
- Falemnderit!
- Jo, zonjë, duhet të të falënderojmë ne ty; na falni ju!
- Jo, me mua flisni lirisht, mund të përdorni fjalën "ti"!
- Faleminderit, zonjë, duhet të na falni se ne bëmë një gabim të tillë që nuk i takon sërës sonë dhe tuajës.
- Është vërtet një gabim i rëndë, por unë ju dua aq shumë sa bëj dhe gjëra të pamundura.
- Nuk dimë vërtet si të ta shpërblejmë, zonjë?
- Më fal, Riki, po ajo atje Otomina është?
- Po, zonjë, unë jam!
- Ua, po edhe në ëmbëlsirë kini hyrë?!… Bo… bo… bo!… S’ka gjë se pastrohet!…
- Mos..., mos!…
- Si, Arsa, si the?
- Jo, u mërzita shumë që Otomina ka futur turinjtë në tortë; ne nuk i thamë asaj…
- Ua, moj Arsa, kaq gënjeshtare qenke? S’të mbahet mend që më the: "Shpejt, Otomina, se mos vjen zonja!?"…
- Kur, moj, kurrë nuk e kam thënë këtë gjë!
- Sa e çuditshme! Jo për gjë, por njerëzit edhe mund të harrojnë dhe mund të thonë se na bënë veshët, por macet jo, sepse shquhen për dëgjimin…
- Ej, vajza, mos u zini se torta për ju ishte përgatitur!
- Zonja Shadisk, a mund të bëjmë një pyetje kështu në grup?
- Patjetër, Riki!
- A na falni për gabimet që kemi bërë?
- Patjetër që po!
- Falemnderit, zonjë, jeni e mrekullueshme!
- Gjithashtu, dhe unë ju përgëzoj!
- Ha-ha! Kam një ide: sa keq që nuk na ke treguar më ndonjë histori nga ato të tuat!
- Tani do t’ju tregoj… Më lejoni të vazhdoj?…
- Po, me shumë kënaqësi, do t’ju dëgjojmë!
- Njëherë e një kohë na ishte një djalë që e kishte emrin Xhek. Ai jetonte në një familje të pasur me shumë shumë ardhura. Xheku shoqërohej me disa shokë që ishin të varfër, por të ndershëm, të dashur, tipa të zgjuar. Këtë gjë familja e Xhekut nuk e pranonte. Një ditë Xheku kishte luajtur me shokët e ishte vonuar shumë; familja ishte e shqetësuar aqsa që të gjithë qanin e vajtonin… Por të mos harrojmë se Xheku ishte dhe shakaxhi. Familja qante kur papritur bie dera: menjëherë Xheku hap derën. E ç’të shihje!? Nga i bardhë, ai ishte bërë i zi; rrobat i ishin rreckosur njëlloj sikur të ishin veshje skllavi. Në njërën dorë mbante ujin dhe nga tjetra mbante dy degë peme. Shtynte topin me këmbë dhe pyeti i habitur:
"Ç’kini që qani ju?"…
Babai i Xhekut ishte shumë i rreptë: menjëherë sa e pa në atë gjendje u tmerua, por gjithsesi e mbajti veten. Ai, në fund të fundit, ishte thjesht një fëmijë. I foli qetë-qetë se dhe e pyeti se ku kishte qenë.
"Isha me shokët duke luajtur, mirëpo tani duhet të shkoj të lahem se jam bërë shum pis", - ia ktheu Xheku si pa të keq…
Befas Shadiska heshti, pastaj psherëtiu e tha:
- Pjesën tjetër po jua tregoj nesër…
- Mirë, zonja jonë!
- Unë tani po shkoj të shtrihem, sepse jam tepër e lodhur…
- Natën e mirë, Shadisk!
- Natën!…
- … …
- Djema, vajza shikoni një letër mbi tryezë!
- Një letër?
- Pa shihni, si thoni ta hapim se jam shumë kureshtare?
- Po… po... hëm… E hapim!
- Ua, mami, shihni, paskemi lënë një dhomë pa e parë! Si thoni, shkojmë ta zbulojmë se mos është dhomë çudirash?!
- E ku ndodhet kjo dhomë e çudirave që nuk e kemi parë?
- Kjo ndodhet në katin e dytë, në krah të djathtë të dhomës së zonjës sonë. Si thoni, të vemi ta shohim?
- Po!
- Mirë, Riki, shkojmë.
- Atëherë, mbrapa Rikit!
- Djema dhe vajza! Duhet shumë kujdes, të mos bëjmë zhurmë.
- Këto që na the, Riki, do t’i kemi parasysh…
- Nisemi!
- … …
- Ua... a... a... a!… Shihni, një dhomë e madhe!… Hyjmë?… Sa rrëshqet! Shihni një sixhade! Putrat tona të shkreta s’janë ndier ndonjëherë kaq rehat!
- Ke të drejtë, Arsa, shihni si po rrokullisem!
Të tetë macet dhe maçokët filluan të rrokulliseshin e të lodronin, por papritur mbetën me këmbë e duar përpjetë; diçka kishin parë! Po çfarë, vallë?…
- Shihni! Një akuarium shumë i mrekullueshëm! Shihni çfarë ndodhet mbi akuarium?!…
- Një kupë prej bronxi, e zbukuruar me ar dhe gurë të çmuar!
- Eh, ato s’janë për ne; për ne janë ato që po shohin sytë e mi të
mprehtë!
- Hëm, do të ngopemi... ëmbëlsira për në fund!…
- Oh, shikoni, janë vetëm shtatë peshq!
- Do t’i marr unë!
- Jo, Arsa, do t’i marr unë!
- Unëëë!…
- Jo, unëëë!…
Menjëherë shtynë kupën dhe kupa u rrëzua! Xhami, për fat të keq, u thye! Jo, nuk ishte thyer, por vetëm se u trondit pjesa e poshtme e dërrasës dhe u hap një kapak.
- Ua, shihni, florinj!
- Uauuuuuuuuu! Nuk më besohet, më duket se jam në ëndërr!
- Jo, Otomina, s’je në ëndërr! Tani është ora dymbëdhjetë e drekës e datës gjashtë, muajin nuk e di, as vitin...
- Ua, qenka e vërtetë!
- Shpejt, Bina, vrapo për të marrë një valixhe dhe kujdes se mos zgjohet zonja!
- Po, ja, menjëherë vajta… Ju vazhdoni të mblidhni!
- Po mbledhim…
- … …
- E solla!
- … …
- Më ndihmoni të fusim sa më shumë në valixhe: Ua, sa e bukur! Këtë do ta mbaj në gishtin tim!
- Jo!
- Pse, ke inat ti, llupse?
- E para, mua mos më thuaj llupse, Steberei! Qartë?!…
- Më fal, por mund ta di përse?
- Sepse, po ta pa zonja si do të veprosh?
- E po këtë duhej të më kishe thënë që në fillim…
- Atëherë tani që e more vesh mos e bëj!…
- … …
- Përse je kaq e mërzitur, Sui?
- Sepse dua ta dëgjoj deri në fund historinë që zonja e la pa mbaruar…
- Sui, mos u shqetëso fare, se të gjitha historitë mirë përfundojnë…
- Lere këtë muhabet, Bina! Nesër do ta dëgjojmë historinë deri në fund dhe, kur zonja të bjerë për të fjetur, do të largohemi. Pranoni?…
- Shkëlqyeshëm!
- Falemnderit, që bëtë të pamundurën për mua!... Jua di për nder…
- Përse jemi shokë, Sui? Për të bërë nder në çdo çast…
- Ke të drejtë!
- Oh, sa i urrej këto falenderime të kota! Qofshi ju që i dëgjoni!
- Bina, mos thuaj ashtu, se s’të duron njeri!
- Po, moj, mundësisht mos flit në shumës, sepse je e vetme, qartë?!
- Dëgjo, Bina, ma ke bërë borxh dy-tri herë…
- O, vajza, mos u zini, sepse nuk duhet të bëhem unë sebepi!…
- Jo, Sui, mos u shqetëso fare!…
- Ke të drejtë, Bina! Sui s’ka përse të shqetësohet kaq shumë.
- Më premtoni se do të bashkoheni?
- Po, ashtu mendojmë! - tha Arsa, duke parë Binën në sy…
- … …
- Përshëndetje! Akoma zgjuar ju?!
- Po, zonjë!
- Unë u ngrita për të pirë një çaj, po ju pse jeni ngritur?
- E po ne nuk na vinte fare gjumë…
- … …
- Zonjë, mund të të kërkoj një nder?
- Çfarë, Sui?
- A mund të na e vazhdosh atë historinë që na le përgjysmë?
- Patjetër, Sui! Ku e lashë?… Ah, po!… Xheku u fut në dush, u la, u vesh, doli në dhomën e pritjes dhe i tha mamasë:
"Mami, mund të dal pak me shokët?"
"Jo, Xhek, dhe a mund të vish të bisedojmë pak bashkë?"
"Patjetër!"
"Përse, zemër, rri me shokë që nuk i përkasin sërës tënde?"
"Mami, ti duhet të më kuptosh, sepse ne nuk duhet t’i shikojmë njerëzit me atë sy! Njeriu mund të jetë shumë i varfër, por në të ardhmen mund të bëhet dikush!"…
"Po, zemër, por"…
"Mami, duhet të më kuptosh, sepse unë te ata shokë gjej veten!"…
Nëna ngeli pa frymë nga përgjigjja që i ktheu djali dhe që nga ajo ditë e lejoi Xhekun të dilte me shokët pa asnjë lloj pengese... Kjo ishte historia, mace të dashura…
- Falemnderit, zonjë!
- Asgjë, Sui, mendoj se të kishte mbetur shumë merak!...
- Po, zonjë, vërtet...
- Po përse jeni paksa të shqetësuar?
- Jo, zonjë, jemi paksa përgjumësh!
- Atëherë shkoni të flini, ç’prisni? Se në të vërtetë dhe unë do të fle, se po më vjen shumë gjumë…
- Natën!…
- Natën!…
Heshtën një hop dhe u mbushën thellë-thellë me frymë. S’di pse ndiheshin të prekur diku në shpirt…
- Djema, nesër duhet të nisemi shumë shpejt!
- Po, Riki, por duhet t’i lëmë një letër zonjës.
- Po, ke të drejtë! Të mos ikim si hajdutë…
- Shkruaje ti, Xhoi!
- Po! Po e shkruaj dhe po ua lexoj:
"E dashura mbretëreshë, Shadisk!
Ne mendojmë se kemi qenë miq të paharrueshëm për ty, prandaj na vjen shumë keq që do të ndahemi. Ç’t’i bësh, ja që edhe ne kemi familjen tonë dhe na ka marrë shumë malli për njerëzit tanë.
Besojmë se duhet të na kuptosh…
Për ne ke qenë e mrekullueshme dhe paharrueshme!
Kjo është adresa jonë:
Rruga e Liqenit,
Pallati 109, Shkalla 3, Apartamenti 3,
Tiranë,
Albani.
Ju lutemi shumë, na dërgoni letra në këtë adresë!
Me dashuri,
të mrekullueshmit dhe të paharrueshmit e tu"!…
- Uau, sa bukur!
- Ju pëlqeu?
- Shumë e bukur, na preke, Xhoi!…
- Mjaft tani, të tundemi vendit!…
- Ti, Kuqo, merru me zilen e orës!
- Në rregull, Riki!
- Natën! Se nesër do të ngrihemi shumë shpejt, që në katër e gjysmë…
- Natën!…
- Natën!…

* * *
Trang… trang… trang!
- Zilja! Djem e vajza, çohuni! Jemi vonë!
- Shpejt, Riki!
- Ja, erdha, prisni pak sa të vë syzet "Versaçe" dhe të vesh kostumin "Armani"!
- Oh, jo!
- Gati jam!
- Në rregull, si fillim do të marrim një taksi!
- Shumë mirë!
- Atëherë, le të nisemi!…
- … …
- Përshëndetje, taksist: a mund të na çosh në aeroport?
- Ha... ha… ha!… Ju, në aeroport!?
- Po, ne!… Si të dukemi, ty?
- Jo, por… u habita… Macet në aeroport?!… Nejse, hipni!…
- Falemnderit!
- … …
- Mund të na vësh pak muzikë?
- Çfarë dëshironi?
- Shakirën!
- Dashkeni shumë, por megjithatë e kam!
- Faleminderit!
- Më vjen keq që s’e dëgjoni dot, sepse arritëm!…
- Mirupafshim!
- Mirupafshim!…
Ashtu grumbull iu afruan aeroplanit që pritej nga çasti në çast të ngrihej në fluturim…
- Përshëndetje stjuardesë: a mund të hipim në aeroplan?
- Ju?!
- Po, ne!
- Po, nëse i kini prerë biletat! I paskeni! Po, patjetër, mund të hyni!
- Ua sa rehat në aeroplan!…
- Çfarë do të merrni?
- Tetë redbull!
- Jua sjell menjëherë! Ja ku i keni!
- Falemnderit!
- Asgjë!
Për fat të keq sa kishin pirë gjysmën, arritën në atdhe dhe prej gëzimit e mallit shpërthyen: "Urra!... Urra!… Urra!"
Ja më në fund, atdheu, vendlindja! Sa mall, Oh, sa mall! Nuk ka si shtëpia jote, sado mrekulli të të ofrojë bota…

* * *
Në këto çaste, në Paris, në derën e shtëpisë së zonjës Shadiskë dikush trokiti:
Tak… tak… tak…
Shadiska u ngrit dhe ashtu përgjumësh hapi derën. Ç’të shihte: përballë qëndronin fëmijët e saj…
Iu mbushën sytë me lot dhe ashtu, duke qarë, i përqafoi fort e më fort të dashurit e saj...
- Mama, përse po qan?
- Oh, bijtë e mi, zemrat e mija! Ju më kishit braktisur…
- Mos qaj, se nuk do të të braktisim kurrë më!
- Vërtet?!
- Po, mami!
- Zemrat e mia, tani e tutje nuk do të jem më vetëm!
E, kështu, u mbyll historia e zonjës Shadisk. Ajo u bashkua përjetësisht me fëmijët e saj…

* * *
- Po tani, si thoni, mace e maçokë, të shkojmë në shtëpinë tonë? Po na përvëlon malli…
- Po, patjetër! Jemi vërtet të malluar, pavarësisht nga aventurat e bukura që kaluam…
Gjithë rrugës hëngrën sanduiçe, sufllaqe, pinë koka-kola, deri sa arritën te dera e shtëpisë dhe trokitën:
Tak… tak… tak…
- Hapeni derën! Ishalla janë macet, mami!
- Përshëndetje, Nikolito! Jemi ne!… Si ia keni kaluar?…
- Macet, maaaaaaaaamiiiiiiiii!
- Çfarë ke, Nikolito?!…
- Eja, ejani! Mami, babi!… U kthyen!… Nuk mund ta besoj!… O Zot, macet tona u kthyen!…
- … …
- Babi!
- Mami!
Tok të tetë macet vrapuan drejt prindërve.
- Po ku ishit?
- Ne ishim me pushime në Francë!
- Në Francë, nuk na besohet?!…
- … …
- Por me sa shoh, ju nuk na keni sjellë asnjë dhuratë nga Franca?!…
- Jo, për fat të keq, jo!
- Atëherë shihni se çfarë ju kemi blerë ne! Bluza, thonj fals, varëse për Rikin… kapele për…
- Ou, mami, këto nuk vlejnë fare! Shihni dhuratat tona!… Shihni se ç’farë ju kemi sjellë nga Parisi! Hapini valixhet!…
- Au…u… u… u!… Monedha floriri!
- Hë, ju pëlqejnë?!…
- Po ne me gjithë këto monedha do të blejmë tërë botën!
- … …
- Po ku i gjetët tërë këto monedha ari?
- Me putrat tona shëtitëm botën dhe në çdo vend morëm diçka me putrat tona…

* * *
Macet jetuan e u trashëguan të lumtura në familjen e tyre. Ato u treguan prindërve të gjitha bëmat që kishin kaluar nëpër botë.
Nuk e harruan as zonjën Shadiska, me të cilën lidhën një letërkëmbim të gjatë. Zonja Shadiska në çdo letër u rrëfente histori të reja…

Tiranë, 2006