Tuesday, August 18, 2009

Tuesday, July 21, 2009

Tuesday, March 3, 2009

Ç’është Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri”?!

Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri” (Komuniteti Kulturor i Çamërisë) është një OJQ shqiptare, me qendër në Tiranë, e themeluar nga një grup gazetarësh, shkrimtarësh, artistësh e intelektualësh, miq e dashamirë të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri, e cila synon madhështimin e kësaj figure të nëpërkëmbur e të flakur në harresë prej ish diktaturës komuniste dhe lartësimin e vlerave të kulturës sonë kombëtare përballë vlerave të qytetërimeve të përparuara botërore, veçanërisht ato të Çamërisë martire.

Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri” është themeluar në vitin 1993 dhe e miratuar ligjërisht më 1994 si institucion kulturor i specializuar shumëfunksional në vazhdën e zgjerimit të veprimtarisë së shtëpisë botuese “Bilal Xhaferri”, e cila ishte krijuar që në vitin 1991 prej shkrimtarit Shefki Hysa, si një nga entet e para botuese të periudhës postkomuniste me synim për të përzgjedhur e publikuar vlerat më të spikatura të letërsisë botërore, të letërsisë disidente shqiptare dhe të krijimtarisë së talenteve të reja që janë të rrezikuara të humbasin në kushtet e vështira të ekonomisë së tregut.

Bumi i botimeve të kësaj shtëpie botuese si dhe jehona e madhe e veprimtarisë së saj në ato vite, krijoi idenë se duhej themeluar një institucion me hapësira e fushëveprim ligjor më të mëdha se ato të një enti të thjeshtë botues. Pra, dilte si domosdoshmëri krijimi i një organizmi kulturor shumëfunksional më dinjitar, një organizatë jofitimprurëse që të përfshinte edhe fushën e botimeve dhe njëkohësisht të kishte mundësitë e bashkëveprimit me institucione qeveritare e joqeveritare në të gjitha këndvështrimet e jetës, brenda dhe jashtë vendit…

Një grup veprimtarësh çamë së bashku me miqtë e tyre në krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe në Diasporë, diskutuan gjatë me intelektualët më të mirë të Komunitetit Kulturor të Çamërisë dhe në bashkëpunim me shumë e shumë shkrimtarë, artistë e intelektualë të tjerë shqiptarë, miq e dashamirë të Bilal Xhaferrit e të Çështjes Çame, vendosëm të krijonin një shoqatë kulturore, që të kishte përveç shtëpisë botuese, edhe shtypin e saj. Pra, duhej të krijonin një organizatë jo qeveritare si Lidhja Çame që kishte krijuar Bilal Xhaferri në Çikago, SHBA apo diçka të përafërt me shoqatën “Çamëria”, por që të prirej më shumë drejt kulturës çame, sesa t’i kushtohej politikës.

Si rezultat i bashkëpunimit gjatë viteve 1993 e 1994 u themelua dhe forcua Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri”, si institucion i specializuar që do ta zgjeronte veprimtarinë kulturore tej kufijve të Shqipërisë, në Kosovë e Maqedoni e gjer në SHBA për të bashkërenduar punën me Lidhjen Çame, Lidhjen Kosovare, Lidhjen Demokratike të Malit të Zi, Lidhjen e Shqiptarëve të Maqedonisë e me shumë organizata të tjera që vepronin në kontinentin amerikan. Shoqata do të ishte një zë i fuqishëm për mbështetjen e problemit çam dhe për zgjidhjen e tij në rrugë diplomatike... Pra, këtyre nismëtarëve u duhej të bëheshin nga pak diplomatë, si gjithë shkrimtarët e artistët që vetvetiu marrin rolin e ambasadorëve të kulturës së vendit të tyre… Donin s’donin, do të bëheshin misionarë të kulturës shqiptare, diplomatë të saj…

Po cilët ishin disa prej miqve që u bashkuan në tryezën e kësaj shoqate dhe që e ndihmuan me zemër shqiptari idealin çam?!… Midis tyre u shquan edhe intelektualë të mirënjohur si: Namik Mane, Pandeli Koçi, Pjetër Arbnori, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Ballkiz Halili, Dhori Karaj, Faik Teodori, Fatos M. Rrapaj, Hektor Sejko, Hekuran Halili, Namik Selmani, Martin Mato, Minella Kureta, Sokol Jakova, Vath Koreshi, Axhem Çapo, Balil Proda, Bujar Shurdhi, Qani Biraçi, Xhemil Lato e sa e sa të tjerë, jo vetëm çamë…

Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri” shumë shpejt u shtri jo vetëm në zonat e komunitetit çam, por edhe në rrethet kryesore të Shqipërisë, kudo që ndodheshin miqtë e veprës e të idealit të Bilal Xhaferrit… Krijoi marrëdhënie shumë të mira me strukturat e shtetit shqiptar, me politikanë të të gjithë spektrit politik, me të pozitës e opozitës, me më të vjetrit e më të rinjtë si: Pjetër Arbnori, Sali Berisha, Ibrahim Rugova e Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Servet Pëllumbi e Skënder Gjinushi, Sabri Godo, Fatmir Mediu, Namik Dokle e Arian Madhi, Edi Rama, Hashim Thaçi, Gramoz Ruçi, Bamir Topi, Besnik Mustafaj e Neritan Ceka, Petro Koçi e Preç Zogaj, Ilir Meta, Pëllumb Xhufi e Sabri Hamiti, Makbule Çeço, Jozefina Topalli, Diana Çuli, Lajla Pernaska, Valentina Leskaj, Mimi Kodheli, Majlinda Bregu e sa e sa të tjerë.

Lidhjet e kësaj shoqate u shtrinë dhe u forcuan edhe me ambasada si ajo amerikane, italiane, gjermane, turke etj., apo me personalitete të diplomacisë e kulturës botërore si Hillari Clinton e Doris Pack, Miranda Vickers e James Pettifer, Marko Panela e Callenback, Dr. Haim Reitan, Amir Gilad etj.

Një brez poetësh, gazetarësh, intelektualësh e politikanësht të rinj të talentuar si Agim Mero, Alma Ahmeti, Bianka Bilali, Dylbere Dika, Florian Bulica, Fllanxa Veshi, Kadri Aliu, Kostaq Myrtaj, Ismail Murtaj, Leonora Bilali, Mina Çaushi, Rudina Hasa, Yllka Sulku, Xhulia Xhekaj e sa e sa të tjerë më vonë e më vonë, do të bëheshin ndër vite armata e madhe e luftëtarëve të idealit çam që synonte kjo shoqatë…

Revista “Krahu i shqiponjës”, e themeluar prej Bilal Xhaferrit në SHBA u bë organi që pasqyroi dhe vazhdon të pasqyrojë tërë veprimtarinë e kësaj organizate atdhetare.

Pikësynimi i saj kryesor ishte dhe mbetet madhështimi i figurës së Bilal Xhaferrit dhe i vlerave të kulturës çame e asaj shqiptare përkrah vlerave më të mira botërore... Që të realizohej ky synim, u caktua objektivi më i afërt: Rikthimi i eshtrave të Bilal Xhaferrit në Shqipëri që u realizua më 6 maj 1995 me kontributin e shtetit shqiptar dhe të shkrimtarit Shefki Hysa, kryetar i kësaj shoqate…

Dhe filloi kështu një bashkëpunim i gjatë e lodhës me të gjitha organizmat qeveritare e joqeveritare, derisa u bë e mundur që eshtrat e Bilal Xhaferrit të vinin në atdhe e të preheshin në Sarandë dhe të arriheshin edhe shumë synime të tjera në dobi të kultures shqiptare dhe të zgjidhjes përfundimtare të problemit çam…

Marrë nga libri “Diplomacia e vetëmohimit” e shkrimtarit Shefki Hysa, Tiranë, 2008
Shtëpia botuese me emrin e Bilal Xhaferrit

Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri” është një nga entet e para botuese shqiptare të periudhës postkomuniste me synim për të përzgjedhur e publikuar vlerat më të spikatura të letërsisë botërore, të letërsisë disidente shqiptare dhe të krijimtarisë së talenteve të reja që janë të rrezikuara të humbasin në kushtet e vështira të ekonomisë së tregut.

Shtëpia botuese “Bilal Xhaferri” u krijua si rezultat i mendimit se kultura, arti, letërsia dhe figurat që i përfaqësojnë, me vlerat e tyre, janë ambasadorët dhe diplomatët më bindës e më rezultativë për paraqitjen dinjitoze të një kombi përballë kombeve të tjera të qytetëruara. Më 27 janar 1992 doli leja nga Ministria e Kulturës për themelimin e këtij enti botues. Ministër aso kohe ishte shkrimtari Vath Koreshi, një ndër përkrahësit e nxitësit e fillimeve letrare të talentit Bilal Xhaferri. Vathi e firmosi gjithë entuziazëm lejen për veprimtari botuese dhe premtoi se do të jepte vazhdimisht përkrahjen e tij dhe të shumë prej miqve të Bilalit.

Atëherë ishte një periudhë kur vepra e Bilal Xhaferrit ishte e harruar. Vlerat e tij ishin të mohura prej ish-diktaturës komuniste. Ishte detyrë e intelektualëve çamë si Shefki Hysa që të përpiqeshin për lartësimin e veprës së Bilalit dhe të thesareve të folklorit dhe kulturës çame, vlera të mëdha të nëpërkëmbura që ende nuk i njihte publiku shqiptar. Nëpërmjet figurës së Bilal Xhaferrit, talent i jashtëzakonshëm që kishte shkëlqyer si një yll në horizontin e letërisë shqiptare në vitet ‘60 dhe që ishte shuar befas prej goditjes fatale që mori prej ish-diktaturës komuniste, mund të shpaloseshin para shqiptarëve dhe botës së qytetëruar, perlat e mrekullueshme të eposit popullor çam. Duke njohur këto vlera të mahnitshme të Çamërisë, shqiptarët dhe tërë dashamirët e huaj do të zgjonin interesimin dhe do të dashuroheshin pas çështjes çame, si pas një institucioni besimi të rrallë e të shenjtë që u përkiste edhe atyre.
Shtëpia botuese “Bilal Xhaferri” në sajë të aftësive, përkushtimit të madh dhe lidhjeve të shumta me politikën shqiptare e atë ndërkombëtare të shkrimtarit Shefki Hysa, u rrit shpejt dhe po përjetonte dita-ditës një bum botimesh të veprave të zgjedhura nga letërsia botërore, të librave të shkrimtarëve ish të përndjekur politikë si Pjetër Arbnori dhe veçanërisht të talenteve të reja.

Stafi i saj bënte të gjitha përpjekjet që djemtë dhe vajzat e reja plot talent, jo vetëm të
Komunitetit Çam, të gjenin vetveten në shtëpinë botuese “Bilal Xhaferri”, të afirmoheshin e të mos pësonin fatin e dikurshëm të Bilalit, në periudhën e vështirë të tranzicionit të egër kapitalist që po përjetonte Shqipëria. Në vitet e para të periudhës postkomuniste ishte e vështirë të gjeje mjete monetare për botime librash dhe talentet e reja shihnin një strehë ëndrrash tek ky ent botues, pjesë përbërëse e institucionit Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri”…

Në vitin 1993 u arrit të botohej edhe romani “Krastakraus” i Bilal Xhaferrit. Ishte një nga veprat më të realizuara artistikisht me temën dhe problematikën e etnisë shqiptare aq të parapëlqyer prej këtij autori. Botimi u mundësua edhe me ndihmën e intelektuales çame Ballkiz Halili, e cila e kishte ruajtur të fshehur për vite me radhë një kopje të daktilografuar të këtij romani. Ky botim ishte një sukses i madh e i papritur . Më në fund po i paraqitej një vepër nga më dinjitozet opinionit shqiptar, jo thjesht figura e Bilalit, shkrimtarit disident të kacafytur dhëmbë për dhëmbë me ish-regjimin diktatorial shqiptar.

Numri i botimeve u rrit nga viti në vit dhe Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri” luajti një rol të madh për kombëtarizimin e ndërkombëtarizimin e problemit çam tashmë në prag të zgjidhjes.

Ja disa nga botimet më të spikatura të këtij institucioni me vlera kombëtare:

“Dashuri fatale”, romancë (1992), Alfred de Musset.
“Dashuri e përgjakur (Përtej largësive)”, romancë (1992), Bilal Xhaferri
“Lavirja e denjë për respekt”, novela (1992), Jean Paul Sartre
“Kur dynden vikingët”, novelë (1992), Pjetër Arbnori
“Krisja e zemrës”, poezi (1992), Gjin Progni
“Turtullesha dhe djalli”, tregime (1992), Shefki Hysa
“Krastakraus (Ra Berati)”, roman (1993), Bilal Xhaferri
“Mos ma kujto vdekjen”, poezi (1993), Rudina Hasa
“Rebel”, poezi (1993), Shpëtim Roqi
“Nata e qiparisave të huaj”, ese (1994), Artur Spanjolli
“Bukuroshja me hijen”, romancë (1994), Pjetër Arbnori
“Robër të paqes”, roman (1994), Shefki Hysa
“Engjëll mëkatar”, poezi (1994), Mirela Rapi
“Dosjet e gjalla”, publicistikë (1995), Agim Musta
“Pjergulla e lotëve”, poezi (1995), Namik Mane
“Kali i përmallimit”, poezi (1996), Arshin Rexha
“Yjet e ëndrrave”, poezi (1996), Etleva Shahini,
“Vorbulla”, roman (1997), Pjetër Arbnori
“Parajsa e mallkuar”, roman (1997), Shefki Hysa
“Parajsa e shitur”, poezi (2002), Dylbere Dika
“Dhe dita vdes”, tregime (2003), Dylbere Dika
“Klithmë shpirti”, poezi (2004), Liri Hidërshaj
“Aromë Çamërie”, tregime (2004), Shefki Hysa
“Mrekullitë e rreme”, tregime (2005), Shefki Hysa
“Mëkim shpirtëror”, novelë (2005), Liri Hidërshaj
“Për pak lumturi”, poezi (2006), Venka Capa
“Rrëfimi”, novelë (2006), Liri Hidërshaj
“Dialog për paqen e pamundur”, publicistikë (2006), Hysen Haxhiaj
“Pikëllim familjar”, poezi (2006), Mina Çaushi
“Me putrat tona shetitëm botën”, roman (2007), Xhulia Xhekaj
“Dodona tempulli i lashtë i Shqipërisë”, artikuj studimorë (2007), Rasim Bebo
“Pendimi”, novelë (2007), Liri Hidërshaj
“Lotët e trëndafilit”, poezi (2008), Kostaq Myrtaj etj.,etj.

Thursday, March 13, 2008

Xhulia XHEKAJ

Me putrat tona shëtitëm botën

roman

(Pjesa e parë)

Në familjen Bernardo, më 27 korrik, erdhi një dhuratë. Familja Bernardo kishte gjashtë pjesëtarë, pa gjyshen e gjyshin. Ishte babi Xhovani, mami Elena, vajza e madhe, Rexhina, motra e vogël, Shabina, vëllai i madh, Bartolomeoja, dhe vëllai i vogël, Nikolitoja. Gjyshja dhe gjyshi po kalonin të nëntëdhjetat, por nga shqisat ishin "top", madje më mirë nga Nikolitoja.
Vitaminat që i jepte mami Elena Nikolitos përfundonin në gojën e gjyshit e të gjyshes. Elena e donte Nikoliton më shumë nga të gjithë fëmijët e tjerë, ndaj i jepte gjithnjë vitamina fshehurazi. Mirëpo, sa fillonte Nikolitoja të hante, "hop" dilnin nga dhoma dy mixgunët, gjyshi Agusto dhe gjyshe Distoria, të veshur si ciganë, që i bënin fëmijët për të qeshur, aqsa i gjori djalë i harronte fare vitaminat. Nikolitoja kishte një të keqe: kur qeshte gjithnjë mbyllte sytë. Kështu mixgunët rrëmbenin vitaminat dhe zhdukeshin.
Tani të flasim pak për Rexhinën. Asaj i pëlqente shumë vetja. Nga të gjitha tiparet e mrekullonte veçanërisht hunda e madhe, sytë i kishte të vegjël dhe vetulla s’kishte fare, buzët i kishte të bukura sa më s’ka, por nuk i pëlqente aspak; vinte e dobët dhe këmbën e majtë e kishte më të madhe se të djathtën.
Shabina ishte shumë e pashme, kishte flokë të gjata që ia ngjyrosnin tej mase tiparet elegante, e hollë, këmbët i kishte njëlloj, por vetëm se gishtin e madh të dorës së djathtë e kishte pa thua e pa kockë.
Bartolomeoja ngjasonte me Rexhinën, vetëm se ajo në klasë të pestë, 55 kile, ndërsa Bartolomeoja në të shtatën, 20 kile.
Nikolitoja, brun, me sy bojë qielli, me buzët ngjyrë rozë, ishte në kopësht.
Të katër fëmijët vdisnin për kafshët; pikë të dobët kishin macet. Meqë në shtëpi ishin tetë vetë, do të blinin tetë mace.
Uaaau, harruam prindërit! Babi Xhovani, mu si skelet, qeros, hundën e kishte me majuckë dhe gojën si kuti. Mami Elena, nëntëdhjetë kilëshe, ishte me kaçurrela dhe me sy blu.
Tak-tak, tak trokiti dera.
- Nikolito, shko hap derën!
- Po, mami!
- Kush është?
- Nikolito, hape shpejt se janë macet!
- Po po, ja, tani!
- Zonja Elena, po... Nikolitoja?!… Këto janë macet që keni porositur…
- Fa... le... mi… ndeeerit!
- Asgjë.
- Mami, babi ejani të gjithë se erdhën macet!
- Hapuni, fëmijë, se nuk po kaloj dot… Eh, mami juaj është rënduar pakëz!… Nejse… Jemi të gjithë?… Po… Tamam, tamam!...
Një të dalë macet nga kutia dhe njëra poshtë shtratit, tjetra poshtë divanit, njëra në vaskë e të tjerat andej-këndej.
Rexhinës e Shabinës u pëlqyen menjëherë macet se nuk ishin të turpshme.
- Vajza, djem, prindër vraponi të na vini emrat!
- Mirë, kësaj bardhoshes do t’i vë gjysmën e emrit tim, - tha Shabina.
- Ti, Shabina, ke emër shumë të çuditshëm.
- Përse, Bartolomeo?
- Sepse e di çdo të thotë sha… ne... ne?…
- E di në frëngjishte…
- Po, por, a e di se çfarë tregon?…
- Jo, ç’ne, si nuk e di... mace!…
- Ke emër shumë të shpifur.
- Emrin tim mos ma shaj se është francez.
- Frëngjishtja është gjuha më e shpifur dhe Franca vendi më skandaloz.
- Bartolomeo, nuk di se çfarë ke, ty të pëlqen më shumë anglishtja dhe Anglia?!
- Po, se janë më të bukura…
- Dëgjo këtu, ti! Franca ka kullën Eifel, Harkun e Triumfit, katedralen Notre Dame, muzeun e Luvrit e shumë e shumë të tjera…
- Po…, po…
- Hë, pra, si mund t’ia kalojë Anglia?… Ndërsa, sa për gjuhën, frëngjishten e flasin vetëm aristokratët.
- Bartolomeoja do të të thotë një gjë që s’ke për ta harruar…
- Kurrë? Ha… ha… ha!… Çfarëëë?
- Në Angli ndodhet një vend i rrethuar me disa gurë të lartë dhe mendohet se aty është vend magjish.
- Eh, si quhet që ta vërtetoj?
- Stonehange...
- Uau, këtë gjë e di, por nuk e dija ku ndodhej...
- Tani që e mësove, e, mendoj se e kupton sadopak që Anglia është...
- Prapë kurrë nuk ia kalon Francës!
Dhe menjëherë Shabina u largua.
"Kjo është budallaqe! Gjynah që na ka rënë në pjesë"...
- Mirë, pra, kësaj këtu..., kësaj, bardhoshes, do t’ia vë emrin Bina dhe është macja ime!
- Po, Shabina, kjo është macja jote.
- Sigurisht, çfarë kujtove ti?!…
- Mirë..., mirë, me ty zihesh kur të duash…
- Sikur me ty jo!
- Kjo jeshilja do të jetë e imja, - tha Bartolomeoja.
- Mirë, të keqen babushi, por si do t’ia vësh emrin?
- Lomeo?… Jo, më mirë, meqenëse është dhe çun do t’ia vë Kuqo…
- Po ky është jeshil!
- Jo, mor babi, jo: është kuqalosh, por qëparë s’kisha syze.
- Oh, more budallai i babit, herën tjetër mos i harro!
- E po, babi, tani kam filluar të harroj shpesh…
-Uh, të keqen babi!… Më duhet të të çoj te doktori të të vizitojë, se mos të ka zënë skleroza.
- Mami..., mami?!…
- Po, Rexhina.
- Kjo këtu do të jetë e jotja...
- Po si do t’ia vësh emrin?
- Otomina! Si mendon, a është i bukur?!
- Oh, të keqen mami, sa të zgjuar që të kam!
- Falemnderit, nëna ime! Obeze!
- Mirë, pra, kjo roza, meqë është e shëndoshë, do të jetë imja.
- Po si do t’ia vësh emrin?
- Oh, kësaj do t’ia vë emrin më të bukur: Arsa!
…Tup… tup… tup... tup:
- Unë jam Riki, macja më madhështore e gjithë botës! Jam shtatë muajshe, shtatë kile dhe ushqehem vetëm me shtatë lloje vitaminash. Ai që duhet të më mbajë mua ka një përgjegjësi shumë të madhe.
- Ua…, unë jam Xhovani, jam shumë i sigurt se do të të përballoj.
- Mirë, pra, dua një dollap të vë rrobat dhe një sirtar të vë syzet, qerpikët fals… Ua, harrova, dhe biblotekën e librave të mi.
- Dashke goxha?!
- Ky, babi, s’dashka fare! - tha Rexhina.
- Pusho, ti, moj budallaçkë!
- Dhe ti, babi im, Xhovani, që të rrumbullakosem mirë, dua një dhomë 124 metra katror ku aty të rrimë të gjitha macet.
- Shkëlqyer!
-Babi, do të bësh kaq shumë për këtë maçok?
- Ky nuk është maçok, por Riki…
- Mirë, zemra ime! Ik mbushu tani me gjithë atë Rikin!
- Rikin tim të gjithë e nderojnë…
- Mirë..., mirë…
- Atëherë, ti pastruese, përgatite dhomën e katit të tretë, se aty do të rrijë Riki.
- Zotëri, do të shfrytëzoni atë dhomë për një maçok?!
- Të kam thënë: nuk është maçok, por Rikoç! Dhe tani nisu, se të pushova nga puna!
- Si urdhëron, zotëri! Si të thoni ju do të bëhet.
- Elena, urdhëro Anaklean që të lirojë dhomën e madhe në katin e tretë.
- Oh, ti Xhovan je çmëndur! Si mund të të shkojë ndër mend një gjë të tillë? A s’të duket jonormale?
- Jo, përkundrazi, më duket më se normale që macet të rrinë në një dhomë prej 124 metër katrore…
- Si të erdhi kjo gjë ndër mend në trurin tënd të tharë?...
- Ti, Elena, shiko veten! Se kur flemë bashkë shtratit i thyhen këmbët dhe ditë për ditë duhet ta rregulloj…
- Ti je burri i shtëpisë!
- Ou, sa të merrem me ty unë kam shkuar në Kinë! Kështu po të them "çao obeze!"...
-Uau, kush flet?! 69 kiloshi!
Xhovanit menjëherë iu ngritën qimet përpjetë dhe i thirri me një zë të çjerrë, saqë dhe macet kur e dëgjuan iu lutën minjve që të bëheshin shokë, që t’i fusnin në folenë e tyre të vockël.
- Elena, do të t’i jap flokët në dorë!
- Uau, çfarë thua kështu?! Me barkun që kam, unë të çoj në fund të botës!
Kaq u desh. Dhe... Xhovani shpërtheu në hungërima, por sa pa që po i afrohej Elena, filloi të fshihej pas Rikit. Dhe Riki, sa e kuptoi se babai i tij ishte në rrezik, iu turr Elenës dhe i tha:
- Ty, Elena, meqenëse Xhovani nuk arriti të të shkulte flokët, po t’i shkul unë!
- Arsa!… Ndihmë!…
- Jo, e dashura ime, Arsa po fle gjumë. Po të fal kësaj here… Dakord?
- Po, patjetër! Nuk do ta përsëris më!
"Debili! Më bëri të kem frikë nga macet, po ia rregulloj unë një herë tjetër!"
- Si the, Elena?!…
- Jo, asgjë Riiiiiiki…
- Mua mos ma zgjat emrin, dakord?!
- Më fal, oh, pa dashje!
- Augusto, Augusto, si thua, të hamë vitaminat e Rikit?
- Oh, Distoria, unë po kujdesem për macen time, Suin.
- E, mirë, plakaruq i dreqit!
- Po ti, po deshe, shko haji vitaminat…
- Posi, more, të helmohem unë?!…
- Ua, pse ti deshe të helmohesha unë?! Ëëë... ëëë!…
- Domethënë po... jo… po...
- Si?! Shpjegohu, shpjegohu!...
- Doja që ti t’i haje i pari dhe do të shikoja sesi do të të bënin keq…
- Mixgune! Dhe unë prandaj s’erdha, që të helmoheshe ti se më ke nxirë jetën.
- Ti... ti… doje që unë të vdisja?!
- Po.
- Po, a di një gjë ti?
- Çfarëëë?!
- Ato tokat mos kujto se janë në emrin tënd!…
- Jo, jo Distoria! Unë në të vërtetë e di që ti...
- Hajde, m’i hidh tani tokat në emrin tim!
- Ore, unë vërtet jam 90 vjeçe, po trutë shyqyr i kam top!
- Ti më ke tru të ndritur?!
- Po, moj, ç’më di mua ti?
- Mirë, po hajde!
- Qepe, se thirra Rikin të të shqyejë!
- Jo, jo!… Vetëm Rikin jo!…
- Ose Steberein tim.
- E po mos harro misin tim, Suin?!
- Mis… e që kur kështu?
- Ta dish ti si është ajo, po rri mirë…
- Gjyshe... gjyshe... gjyshe?!
- Po, zemra ime! Si e ke hallin tënd që s’më intereson fare?…
- Sot do të lyejmë dhomën e maces.
- Uu, po!
- Si mendon ta bëjmë ngjyrën?
- Nuk e di. Unë për vete jam aristokrate dhe nuk merrem me lyerjen e shtëpisë. Dakord?
- Po gjyshe, shumë dakord.
- … …
- Atëherë vendos unë.
- Po, truri i mamit, thuaje atë që mendon.
- Atëherë do t’i bëjmë të gjitha ngjyrat që kanë macet. Të gjithë janë dakord. Mirë, pra, vazhdoni…
- Po, patjetër, pse çfarë kujtove ti?
- La... la... la… Ç’kemi lazmikos?…
- Ua, Riki!
- Ua, Sui!
- Të pëlqen se si jam krehur?
- Po, por ti nuk je krehur, por je larë.
- Uh, po, më fal! Shiko sa bukur ka dalë dhoma jonë.
- Ua!
- Kuuujjjdeees Suuuiiin, Riki!
- Me vjen keq.
- Të të vijë turp, je dhe mashkull!
- Hajde, se u bëre më e bardhë.
- Po, po unë rashë në gëlqeren e hedhur, gëlqeren e prishur!
- Ndihmë!
- Obo, booo!
- Ngriu kjo; nuk hiqet më!
- Mirë, pra, çao!
- Ua, më le në baltë?!
- Më vjen keq, por ti nuk je në baltë, por në çimento.
- Mbaje mend, maskara!
- Maskareshë, mos u mërzit, se vetëm e ktheva nga gjinia mashkullore në gjininë femërore.
- Ndihmë, Arsa!
- Erdha!
- Shpejt! Deri në tre. Një…, dy...
- Ja, erdha! Uuu, uuu!
- Ç’ke bërë kështu, moj?!
- Ja, rashë në gëlqere.
- Po, si re?
- Po, si të gjithë…
- Ja, po shkoj të thërras Auguston!
- Jo, jo, lere më mirë atë plakushin.
- Ti e di; unë s’të ndihmoj dot! Mirupafshim!
- Joooh, oooh! Ndihmë!
- Ç’kemi, Sui? Aaah, si je bërë kështu?! Ngjan tamam si pulë e lagur!
- Të lutem, më ndihmo! Ti, je shpresa ime e fundit!
- Eja, eja!
- O, po ku do më çosh, mor i shkretë?! Kështu do të të qeshë e gjithë bota!
- Ku të duash!
- Dua të më çosh te veterineri!
- Shko, hip në makinë! Dhe në vendin e pasëm!
- E, pse kështu?
- Jo, se po të rrish ti përpara s’na flet njeri me gojë. Mundësisht ule edhe kokën.
- Mirë, mirë, se përfiton nga rasti ti. Po, mirë…, mirë…
- Hajde, se arritëm.
- Zoti doktor, motra ime ka rënë në gëlqere!
- Motra jote?! - tha Sui.
- Po, zotëri, mos ia vini re se i ka bërë një çikë të keqe gëlqerja.
- Po, po: zonjushë, hyni aty!
- Unë aty?… Kurrë!
- Shpejt, se do t’ju ngrijë gëlqerja!
- Aaa, aaau, erdha!
- Atëhere, duhet të futeni në atë kovën këtu dhe pastaj te ai
tubi atje.
- Jo, jo; po, po, po…
- Meqenëse e thatë po-në tri dhe jo-në dy herë atëhere është "po".
- Po, ecni, futuni këtu!
- Zotëri, aaa…
- Dolët, zonjë?
- Falemnderit! Besoj se nuk ju detyrohem gjë… Çao!
- Ej, ej, ti më detyrohesh!…
- U, po, një fjalë: Falemnderit!
- Jo, po më detyrohesh 250 euro!
- Çao, çao!
- Mace e zgjuar na qenke, po, ama, edhe unë jam burrë i zgjuar!
- Ha, ha, ha, ç’na the! Merri këto 250 eurot dhe që ta dish unë tani do të shkoj drejt e në shtëpi për të të sekuestruar dyqanin!
- Oh, thashë se do të largoheshe duke më dhënë 250 euro! Frikacake!
- Jo se kam frikë nga ty, por po largohem me dëshirë dhe respekt.
- Hajde, Arsa, se po na fut ndonjë shqelm.
- … …
- Ha, ha, ha! Frikacake, hip në makinë!
- Mua mos më thuaj frikacake, se unë jam mace aristokrate.
- Pse, unë jo?!
- Po, po; jo, jo, jo!
- E pse jo?
- Sepse ti, në të vërtetë, ishe mace rrugësh.
- Po më pas më mori një familje dhe më mësoi.
- Por, ama, kur ti ushqeheshe me qumësht, unë ushqehesha me vitamina!
- Ha, ha, ha! Po, por hmmm…
- Ha, ngece, ëëë!…
- Ëmmm, ëmmm, ëmmm!…
- … …
- Oh, po, pija qumësht, sepse doja…
- Ty vitaminat të dilnin në ëndërr, po s’kishe ku ti gjeje. Madje ishe gati...
- Mua mos ma qaj hallin ti, se frikacake si puna jote s’kam qenë ndonjëherë!
- Nga se doli që unë qenkam frikacake?
- Ti je me sklerozë, moj e shkretë!
- Ama, po jam unë me sklerozë, ti je nga ato lloj maçokesh që gjithë ditën shpif!
- Po, po jam e zonja që gënjej… Ama kjo është zotësia ime!
- Arritëm, arritëm…
- Uuu, shyqyr që më ranë veshët rehat!
- Edhe mua!…
- … …
- Augusto, Augusto!
- Ç’ke moj?
- Ç’të kem? Rashë në allçi…
- Po s’të shoh gjë…
- E po vajta te doktori dhe u pastrova.
- E po, mirë. Çao!
- Ej, ej mos harrove të bëje një pyetje?!
- Po...
- Çfarëëë?
- Sa lekë të mori?
- Ekzakt?!
- Sa?
- 400 euro.
- Shumë, shuuumë, shuuumë pak!
- E, mirë, pra, 500 euro!
- 400 the?
- Mjaftojnë!
- Dakord.
- Urdhëro!
- Falemnderit, plakaruq!
- Si the?
- Je shumë i mirë!
- Lala, lala, lala, Rexhina?
- Po, Sui!
- … …
- Që sot e tutje, ty do të të quaj macja jashtëtokësore.
- Ha, ha, ha! Pse kështu?
- Nuk e sheh veten si je?
- Jo, nuk e shoh.
- Mirë, pra, ec me mua në pasqyrë!
- S’kam nevojë!
- Çao, macja jashtëtokësore!
- Ti lodhesh kot; është gjithë ky emër i gjatë. Më mirë bën ta shkurtosh pak.
- Aspak!
- … …
- Ndihmë, ndihmë!
- Çfarë ka?
- Riki!
- Ç’ka Elena?
- Arsa nuk mjaullin dot.
- Shpejt, doktor Geartin se na duhet!
- Po! Ja t’i telefonojmë…
- … …
Tak…, tak!…
- Erdhi, hape ti!
- Po, mirëseardhët!
- Ç’ka ngjarë, zonjë?
- Macja ime, Arsa, nuk mjaullin dot!
- Ku është?
- Lart!
- Atëherë, macja juaj, Arsa, nuk mjaullin dot se është shtatë kilogram mbi peshë.
- Si t’ia bëj unë: e dua shumë!
- Shumë thjesht: çojeni në palestër!
- Falemnderit!
- 50 euro bën vizita!
- Urdhëroni!
- Falemnderit!
- Meqenëse s’e paske problem edhe 10 euro më shumë?
- Unë nuk e kam problem, por vizita kushtoi 50 euro dhe ju aq meritoni!
- Jo, mendova se nuk ishte e kushtueshme për ju! Gjithsesi falemnderit! Shihemi për ndonjë problem tjetër. Mirupafshim!
- Nuk shpresoj: ka plot veterinerë! Mirupafshim!
- Po si mua një ka! Kot e ke!
- Tani mund të shkoni?
- Patjetër!
- Arsa, zemra ime, merr një peshqir se do shkojmë në palestër!
Arsa nuk përgjigjej dot, por menjëherë mori peshqirin dhe vrapoi me mendimin se do të dobësohej që ditën e parë.
- Arsa, hip shpejt në makinë se kam qef të jemi korrekt.
- Ashtu?… Të më falësh, po kjo goja ime është pak si...
- Arritëm…
- … …
- Shiko, shiko na paska ardhur buallica me macen e saj. Vëllaçko, macen e paska yll fare.
- Kishe ndonjë hall?
- Kush?
- … …
- U lali, i themi "jo", se po na shtyu me bark kjo na çoi në Afrikë!
- Si e ke dëshirën: të shkosh në Afrikë?!… Më thuaj të të çoj…
- Jo, ha, ha, ha!
- Shkojmë, Arsa!
- Zonjë, macet nuk...
- E kam marrë të bëjë stërvitje me mua.
- Po, mirë, po bëjmë një përjashtim.
- Falemnderit, u treguat një njeri shumë xhentil!
- Asgjë!
- Atëherë hip te kjo biçikleta e vogël: Opa!…
- … …
- Të lumtë! Ke rënë një kilogram. Je e kënaqur?
- Hëmmm, hëmmm, oaaa! Të bija unë një kilogram?! Unë mezi bie dhjetë gram…
- Më mirë ikim tani.
- Hëmmm, hëmmm…
- Mirë, pra, vazhdo edhe pak!
- Zonjë, pse nuk shkoni te biçikleta juaj?
- Ooo, është biçikleta ime?! Atëherë, po e marr në shtëpi…
- Jo, zonjë, më keqkuptuat: pra është e juaja këtu!
- E po, shprehu më qartë! Se jo për gjë, se po të duash unë edhe e marr.
- Mjau, mjau, mjau!
Dhe menjëherë Arsa vuri duart në gojën e saj si kuti se besonte që mjaulliu ajo.
- Uauuu, macja ime!
- Mami, mami!
- Arsa ime! Si je, si ndihesh?
- Mirë, jashtëzakonisht mirë!
- Tani, Arsa, do të hash sa hanë të gjithë. Mirë?
- Po, mami, po jo sa ty!
- Tani le të kthehemi në shtëpi.
- Patjetër, sigurisht. Eh, po, po!… Le të kthehemi.
- Arsa, zemër, e kuptoj që ti do vetëm të flasësh. Por, ti, e di që unë nuk jam mirë me sistemin nervor.
- … …
- Arritëm, tani dil!
- Uaaaa, tani do shkoj t’u flas shokëve menjëherë!
- Shko, se më çmënde!
- Si the?
Kur e ktheu kokën Arsa, Elena buzëqeshi, por, sa i tha Arsa "si the" ajo i vuri çelsin buzëqeshjes së saj dhe tha:
- Arsa, mos je gjë shurdhe?!
- Jo, mos u shqetëso!
- Jo, jo, mos u fut brënda në shtëpi!
- Po pse jo?
- Sepse duhet të shkojmë te doktori i veshëve.
- Për kë?
- Për ty, moj!
- Po nuk e shikon që unë qenkam qorre, doja të thoshja që nuk e sheh që unë nuk jam shurdhe?
- Po, unë jam qorre?
- Po, jo, jo!
- Po atëherë pse nuk e shikoj?
- Ti mos shko te okulisti, po te psikologu.
- Tani e kuptova, po mos më thuaj mua të shkoj te psikologu se unë të shpëtova jetën se ti nuk mjaullije dot.
- … …
- Kjo duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për ty, madje edhe më e tmerrshmja!
- Pse e tmerrshme?
- Sepse unë për veten time nuk kisha parë mace që nga shëndeti të mos mjaullinte. Sa e shëndoshë!
- Ti shiko veten tënde sa e shëndoshë je!
- Ha, ha, ha! Unë e shëndoshë jam, po s’kam ngelur ndonjëherë pa folur.
- Por, ëmmm, ëmmm…
- Ngece!
- Mirupafshim!
- Po edhe ti mos harro se kur erdhëm ne në shtëpi, ti mezi kaloje
në derë...
- Ehhh, të shkuara, të harruara!
- Jo, moj: si të shkuara të harruara?!
- Nejse, që të mos kujtojmë edhe ndonjë gjë tjetër po të them: Mirupafshim!
-Mirupafshim!
- … …
- Futuni shpejt në dhomë se kemi disa të ftuar për darkë.
- E, pse duhet të rrimë në dhomë, babi?
- Sepse kështu duhet!
- Jo, ne flasim dhe merremi vesh me njëri-tjetrin.
- Këtu urdhëroj unë!
- Po, babi, unë jam Riki!
- Ahhh, harrova! Këtu urdhëron ti.
- Meqenëse urdhëroj unë, atëherë menjëherë dua që të ftuarit të zhduken…
- Jo, ne i kemi miq familjarë ata...
- Dua unë dhe kjo ka mbaruar!
- Eleeeeeeeeena! Dua që ta marrësh Dezin në telefon dhe t’i thuash që të mos vijnë sonte!
- Ua, pse kështu?! Çfarë ka ndodhur?
- E po, e po... Ç’ka ndodhur? Nuk jam mirë!
- Ua, pse çfarë ke?!
- Asgjë, po më dhemb pak koka.
- E, pastaj…
- Unë s’po duroj dot zërin tënd e jo më zërin e atyre!
- E po, mirë, po i marr… Ja po i bie ziles së telefonit…
- … …
- Përshëndetje, Xhesika!
- Përshëndetje!
- A mund të flas pak me mamin tënd, të lutem?
- Po… Mami! Mami!…
- Erdha, kush është?
- Një shoqe…
- Alo, alo! Ç’kemi, Elena? Ja, tani po nisemi!
- Më vjen keq, po Xhovanit i dhemb shumë koka dhe nuk duron dot zërat tuaj… Kështu më tha.
- T’i vijë turp atij! Po shkela më në atë derë, mos më thënçin më Dezi!
- Mirë, mos të thënçin!
- Ua, ju qenkeni familje skandaloze!
- Ju lutem shumë, mos na fyeni!
- Ua, pse po ju fyej?!
- Shumë rëndë! Madje t’ju vijë turp juve!… Juve jeni familje skandaloze, pa dinjitet dhe mos më ecni më në shtëpinë tonë!
Pip... pip... pip...
- … …
- Hë, ia the?
- Ia thashë dhe u zura.
- E pse, moj?!
- I thashë se ti nuk i duroje dot zërat e tyre se të dhimbte koka.
- Obobo! Po si ia the ashtu, moj budallaçkë?!
- E po i thashë ato që më the ti.
- Po unë t’i thashë ty, jo që ti t’ia thuash asaj!
- E po, ti vetë the…
- Po si thashë vetë, moj?!…
- … …
- Ua, po ç’t’i them Uilliamsit unë kur të të kërkojë ty?
- Po atë që më the mua.
- Po, moj, s’jam budalla unë, siç je ti!
- Mua mos më shaj, se...
- Po, çfarë "se"?!…
- Shko, fli gjumë tani!...
- Do fle, çfarë kujton ti, se do të pres sa të gjesh fjalët që t’i thuash Uilliamsit?!…
- … …
- Natën e mirë, natën e mirë!
Tik-tak, tik-tak, tik-tak!…
- Edhe kjo ora na la pa gjumë, të paktën të shkoj të pi një çaj pjeshke se unë vdes për atë.
- … …
- Uau, çfarë ka?
- Riki, më fal, qenke zgjuar ti?
- Eh, more i shkretë, qenke mbrapa kohës dhe botës.
- S’të pashë; isha përgjumësh.
- E, mirë, mirë, do një çaj?
- Po, mirë bën, s’bën keq!
- Sa i nxehtë!...
- Paske shumë ojna ti.
- E po, kam një çikë.
- Një çik, eee!...
- Riki?!
- Hë, Bina!
- Do të marrim pistoletat me ujë dhe të lagim të tjerët.
- Këtu po, që më pëlqeve.
- Shyqyr!…
- Shko, mbushi, se në banjë i ke!
- …Ua, s’ka ujë!
- Mbushi në kovë!
- Ide e mirë kjo!
- Ec, në fillim do të shkojmë te Xhoi…
- Lage! Zjarr!
- Aaa, aaa, shëëë!…
- Çfarëëë?! Çfarë ka ndodhur?!
- … …
- Mbas nesh, po shkoj në banjo që të thahem.
- Shkojmë te Sui…
- Zjarr!
- Aaa, aaa, shëëë!...
- Çfarëë ka ndodhur?!
- … …
- Pas nesh!…
- Po shkoj menjëherë të fshihem.
- Ej, Xhoi, po ti?!
- Lojë e këtyre, le të vazhdojnë…
- Zjarr te Kuqoja, kurse unë te Arsa!
- Aaa, aaa, aaa, shëëë!…
- Çfarëë ka ndodhur?!
- … …
- Pas nesh!…
- Hëëëm, sa frikë!
- Shëëët! Na ka ngelur dhe Steberei…
- Zjarr të dy, po të dy!
- Aaa, aaa, aau, shëëë!…
- Kjo ishte loja: na vjen keq!
- T’ju vijë turp nga vetja!
- … …
- Riki, Riki! Eja të pijmë nga një çaj!...
* * *
- Djema, si thoni, shkojmë me pushime në Francë?
- Në Paris?
- Sigurisht atje.
- Mirë do të ishte, po me kë?
- Me prindërit!
- Jo, ata e urrejnë Francën!
- Atëherë organizojmë ndonjë gjë.
- … …
- Riki është fjala jote.
- Po, patjetër, mund të mendohemi të gjithë, se është diçka me vlerë.
- Po, Arsa?
- S’kam mendim!
- Otomina?
- As unë!
- Xhoi?
- Jooooooooo!
- Kuqo?
- Jo!
- Steberei?
- Jo!
- Po, ti, Riki?
- Patjetër që po!
- Cili është mendimi yt?
- Ejani mbas meje në bodrum!
- Ku? Unë kam frikë tani, është natë!
- Ti, Bina, po deshe, mos eja!
- Mirë, pra, po vij, njëlloj është, se dhe po të rri vetëm njëlloj është!
- … …
- Ej, Riki, mos harro se jemi dhe vajza! - tha Steberei.
- Më falni, jam pak i hutuar!
Sui dhe Arsa panë në sy njëra-tjetrën dhe thanë pse vallë është kaq i hutuar ky?!
- Na duhen dhe tetë shkallë.
- Ah, sa shumë! - tha Kuqoja.
- Shumë të duken ty?!
- Bëra shaka, Sui. Arritëm!
- Ç’do bëjmë tani, Riki?
- Për mendimin tim, Steberei, duhen disa fije bakri, ca drurë dhe i lëmojmë që të formojmë një rrethore…
- Mrekulli?! E, për çfarë na duhet ne kjo? - tha Xhoi.
- E po tani po jua tregoj: ne do të ndërtojmë një aeroplan!
- Një aero... plan?!… Nuk është e mundur!… E pabesueshme!
- Jo, Xhoi, është mjaft e besueshme!
- Si? Ne jemi mace dhe...
- …Ama, jemi mace shumë të zonjat!
- Në rregull, unë bashkohem me mendimin tënd, Riki! - tha Otomina.
- Vërtet?… pranoni?!…
- Po, sigurisht që po…
- Por, me një kusht! – ndërhyri Bina.
- E cili është kushti?
- Që të mos ndalojmë fare në Angli se....
- Jo, nuk do ndalojmë! - tha menjëherë Riki e ia bëri me sy Suit.
Sui fillojë të qeshte dhe Riki u ndie shumë ngushtë nga e qeshura metaforike e Suit.
Menjëherë Bina reagoi:
- Përse kështu, Riki? Përse qesh Sui?
- Më fal, unë s’jam Sui, duhet të pyesësh atë!
- E po të pyeta ty se, pasi the ti fjalët, qeshi ajo.
- E po kushedi se çfarë ka menduar e shkreta, se është pak e mangët.
- Si the, Riki?!
- Jo, më fal!
- Si theee?!
- Të dyja jeni të mangëta.
- Si the?! - thanë në një gojë Bina dhe Sui të nevrikosura.
Riki u tmerrua dhe tha menjëherë:
- Jo, e kam fjalën se të dyja jeni shumë të mira.
- Të lumtë, kështu po, kjo ishte shumë e saktë!
- Për ty të gjitha të sakta janë!
- Jo të gjitha, se, për shembull, ajo fjala që the ti qëparë kur qeshi Sui nuk ishte dhe shumë e saktë.
- E, çfarë kishte që nuk shkonte te fjala ime?!
- Qeshja e Suit.
- Ç’lidhje kishte e qeshura e Suit me fjalën time?
- Sepse, pasi the ti fjalën, u zgërdhi Sui.
- Për atë pyet…
- Djema, e lëmë fare këtë muhabet! - tha Kuqoja.
- Ke shumë të drejtë, Kuqo. Dhe meqenëse po shqetësohesh kaq shumë për këto gjërat…
- Është kënaqësi, Riki!
- Doja të thoshja që do të jesh drejtuesi i aeroplanit.
- Jo, Riki, ajo detyrë të takon ty!
- Jo, vetëm unë do t’i marr të gjitha përsipër?!
- Por, ti, je më i zoti!
- Jo, unë dua bashkëpunëtor.
- Të lutem, më zgjidh mua! - thërriste Xhoi. – Mua, mua, mua!…
- Jo, bashkëpuntori im është Kuqoja!
- Falemnderit, Riki: ta di shumë për nder!
- E meriton!… Jo, se ju nuk e meritoni, por…
- E kuptuam, Riki, se ku do të dalësh.
- Djema, jeni dakord që Kuqoja të zgjidhet bashkëpuntori im?
- Pooo, pooo!
- E shikon, Kuqo, që të gjithë të duan.
- Tani po jam i kënaqur! - thirri Kuqoja me zë të fortë.
Djemtë e kuptuan që me përgjigjen "po" Kuqos iu shtua një jetë tjetër dhe një yll tjetër në shpirtin e tij. Thirrën menjëherë:
- Kapiten dhe zëvendëskapiten! Ejani tani të vazhdojmë!
Kuqua pa Rikin në sy. I gëzuar e kapi për shpine dhe i tha të shkonin të punonin. Riki dhe Kuqoja shkuan drejt maceve të tjera.
- Ne, këtë aeroplan duhet ta bëjmë edhe nëndetëse, sepse nuk do të fluturojmë vetëm në ajrin blu…
- Jo, Riki, ai quhet qiell.
- E di, Steberei, por e krahasova me diçka tjetër. Me detin…
- Oh, thashë se nuk e dije!
- Pusho!
- Me fal!
- Vazhdo ti, Kuqo!
- Po, po do të kalojmë nëpër dete e oqeane!
- Oh, ç’na thatë! Është e vërtetë kjo, Riki?
- Është shumë e vërtetë, Otomina!
Triiing!
Riki ktheu kokën, pa nga mbrapa dhe tha:
- Ora shtatë tani! Xhovani duhet të jetë duke na kërkuar. Djema duhet të dalim që këtej!
- Po, Riki, duhet!
- Por, si do të dalim, Arsa? Bodrumi është i mbyllur!
- E po na duhet të dalim…
- … …
- Riki!
- Po, erdha, ja, babi!
- Oh, me sa shoh qenke në bodrum!… Dil!
- Dëgjo, mua nuk më detyron njeri… Më kupton?!
- Më fal, zemra ime, dil që andej!
- Babi, ik vishu një herë për në punë, pastaj do të dal unë…
- Më premton?
- Po, babi, të premtoj!
- Në rregull!
- … …
- Hape derën, Sui?!
- Po. Oh, Riki, harrova të të thoshja!…
- Jo, Sui, mbylle mengadalë!
- … …
- Riki!…
- Po, babi.
- Po macet e tjera ku janë?
- Me mua.
- Po ku dreqin janë fshehur?!
- Babi, shko vishu se përndryshe nuk dalim!
- Ha, ha, ha ju kapa!… Jeni në bodrum…
- Djema, fshihuni! Futuni në poçat me verë!
- Riki, shpejt që të shpëtojmë!
- Fshihuni ju se unë do të fsheh aeroplanin me atë mbulesën….
- Mirë, pra, futuni shpejt, ku të mundni!…
- … …
- Jo, padron, nuk të lëmë të rrezikosh! Kuptove?
- Ja, ja, mbarova!
- Padron, futu këtu!
- … …
-Erdha, Xhoi.
- … …
Tam-tam, tam.
-Ju kapa, ku jeni futur?!...
- … …
Tik-tak, tik-tak, tring!
- Ora 08-30, bobo jam vonë! Do më pushojë drejtori nga puna. Por ta dini se, po më pushoi drejtori, nuk gjeni vend ku do futeni… Ua, ua, unë ende nuk jam veshur!...
- … …
- Shyqyr që iku, Riki. Dilni, djema!
- … …
- Në aeroplan mungojnë disa pjesë: kush do të shkojë në pyll për të marrë disa drurë arre?
Heshtje.
- Mirë, pra, do ta caktoj unë. Do të shkojë Sui, Steberei, Bina, Otomina dhe Arsa.
- Ta dish mirë ti, Riki, që femrat nuk mund të shkojnë vetëm në pyll.
- Ju e hiqni veten dhe si trime, Bina!
- Ne jemi trime, - tha Otomina, - madje jua kalojmë dhe juve!
- Atëherë shkoni!
- Nisemi, vajza!
- Po. Cakto udhëheqësen e çetës!
- Do të jetë Arsa! Pranoni?! - tha Kuqoja.
- Pooo!
- Nisuni, pra!
Arsa thirri:
- Meqenëse unë jam udhëheqësja e çetës atëherë shkoni merrni lopatën, sopatën, spirancën dhe çiftet!
- Për çfarë ju duhen çiftet? - pyeti Riki.
- Sepse mund të bëhemi pre e ndonjë egërsire të vetmuar.
- Je mjaft e zgjuar…, më falni, jeni mjaft të zgjuara!
- Këtu po, më pëlqeve! - thirri Bina.
- Nisuni se ju vajti vonë; nuk është mirë t’ju zërë nata.
- Mirë e ke…
- … …
- Si thoni: të shkojmë me makinë?
- Jo me makinë! Ç’është ajo fjalë?!
- Po që të shkojmë më shpejt.
- Arsa, mos thuaj budallallëqe!
- Mirë, po ma thuaj arsyen. Nuk ka kundërshtim pa arsye.
- Ke të drejtë. Arsyeja është se po të marrësh makinën nëpër ato fshatra, makina nuk i përballon dot gropat e mëdha të vendeve ku do të kalojmë ne.
- Kështu, po…
- … …
- Rrugë të mbarë!
- Falemnderit! Ejani vajza! I ngarkuat çantat?
- Po!
- Nisemi.Tani secila nga ne duhet të mendojë një këngë.
- Unë për vete s’di fare këngë! - thirri Otomina.
- Po ju të tjerat?
- As ne nuk dimë.
- Mirë, pra, mendoni ndonjë gjë tjetër.
- Arsa, po e vramë trurin që tani, po kur të arrijmë atje ç’do të mendojmë?
- Ka të drejtë Steberei!
- Arsa, mirë, por po s’u morëm me diçka do të na duket rruga shumë e gjatë.
- Këtu ke të drejtë, por jo për atë propozimin e parë që të bënim nga një këngë. Po të ishin aq të lehta këngët, do të ishin bërë të gjithë këngëtarë.
- Ha, ha, ha këtë e the të fortë fare, Otomina!
- Por unë gjithmonë të forta them.
- Mos u mburr kaq shumë, Otomina, se deri tani nuk....
- Shët!
- Çfarëëë ka?
- Pashë dikë që lëvizi, madje dëgjova dhe një zhurmë.
- Oh, ç’bëra unë që erdha!
- Dëgjoni, vajza! Ajo që thotë "ç’bëra unë që erdha" e ka punën pisk!
- Më fal, Arsa, por ti e di që unë jam pak frikacake.
- E di, Sui, por ta kishe thënë që në fillim.
- Të jap fjalën se këtej e tutje do të bëhem më trime nga të gjitha macet e tjera.
- Mirë po të besojmë dhe tani pushoni se përndryshe u bëmë pre e egërsirave.
- Të lutem, Arsa, mos i thuaj këto fjalë se nuk është mirë!
- Mirë, a shikoni? Qenka një dhelpër, uluni dhe merrni çiftet.
- Një… dy… tre: Zjarr!
- … …
- Më duket se e vramë!
- E vramë!
- Mos u gëzoni shumë se dhelpra është dinake, madje shumë dinake.
- Këtë gjë e di, Arsa, por...
- Bina, kujdes me fjalët që thua!
- Më fal!
- Asgjë.
- Atëherë unë dhe Sui do të shkojmë nga ana e djathtë, kurse ju nga ana e majtë. Mirë?! Ky plan do të quhet plani 518.
- Mirë, pra, ndahuni!
- Ne të krahut të majtë do të bëjmë që secila të presë nga një pemë.
- Jo, moj, ai s’tha që dua pemë, por drurë!
- U, po, ke të drejtë! Do të punojmë të trija në një pemë.
- … …
- Atëherë, ne mbaruam; do të shkojmë te pjesa tjetër e grupit!
- … …
- Ç’kemi, vajza, si ia kaluat, u lodhët?
- Jo, aspak.
- Me sa shoh e paskeni bërë punën shumë mirë. Nisemi, si thoni?
- Po, nisemi.
- … …
- Obobo, mos na zë shiu?!
- Pse?
- Sepse po të vësh re kohën është shumë e vrejtur…
- … …
- Sa baltë paska!
- Shumë!
- … …
- Ej, dëgjoni, ku të vini këmbën duhet të keni shumë kujdes se po rrëshqitët...
- … …
- Sa frikë!
- Sui edhe për këtë ke frikë?
- Jo nuk është se kam frikë, Bina, por…
- Ha… ha… ha!...
- … …
- A... a... a!... Rashë…
- Jo, Otomina!
- Uau, arrita dhe zbrita maloreeen!
- … …
- Obobo, ngordhi!
- … …
- Prit pak, Arsa! Dëgjoje pak këtë zërin këtu!
- Ej, vajza, ju këshilloj edhe juve të hidheni, se nuk vritesh.
- … …
- Si thoni, vajza? Pranoni?
- Po!
- Një... dy... tre… gati!… Hidhemi!…
- … …
- Bravo!
- … …
- Nisemi edhe ne, Otomina?
- Jo, prisni, jam dhe unë! - thirri Sui, por për fatin e saj të keq asnjëra s’e dëgjoi.
"Punë e madhe pse s’më dëgjuan: unë kam shpëtuar dhe shkoj drejt e në shtëpi… Ua, sa qejf, edhe pak çaste dhe jam në shtëpi… Hej, arrita!"…
Tak-tak!
- … …
- Hë, djema, si jeni?
- Mirë!
Heshtje.
- Ç’keni që më shikoni ashtu?
- Më fal, po të tjerët ku janë?
- Otomina rrëshqiti e u rrëzua në një të tatëpjetë. Kështu rrëshqitëm edhe ne të tëra me radhë. Kur unë i thirra të më prisnin, ato ikën dhe ngela vetëm. Pas pak m’u kujtua spiranca dhe menjëherë e hodha në mal dhe kështu arrita në shtëpi…
- Të lumtë, u tregove e zgjuar!
- Xhoi, ma do mendja, se nga darka edhe ato do të kthehen...
Tak… tak…
- Hape, Nikolito!
- … …
- Oh, Nikolito, largohemi më mirë!
- … …
- … …
- Për mua eja futemi në bodrum.
- Eja, por a e ke çelsin?
- Po!
- Hape!
- Jo!
- Mos!
- Obobo!
-Shët, e hapa!
- … …
- … …
- Përshëndetje vajza! Hej, Sui!
- … …
- Keni harruar, Suin?
- Jo, unë jam Sui.
- Na vjen keq, Sui!
- Si nuk ju vjen keq juve, moj?! E kuptoni ju që unë po të mos kisha spirancën, tani egërsirat do të më kishin shqyer?!…
- Të lutem, na vjen keq!
- … …
- Mos u beto, Arsa!
- … …
- Ua, Riki, Xhoi!
- Po, Otomina, si jeni?
- Nuk ju vjen pak turp nga vetja?!
- Jo!
- Oh, s’ju ardhka?!
- Jo, ne donim të thoshnim që e bëmë pa dashje.
- Si e bëre pa dashje, moj?
- Të betohem, Xhoi; pa dashje e bëmë!
- … …
- … …
- Oh, shpejt, dilni: orari i të ngrënit!
- … …
- Ç’kemi, Eleni?
- Mirë, Riki.
- Ç’kemi, Xhovani?
- Ç’kemi, Sui?
- Përshëndetje të gjithëve!
- Përshëndetje, Bina!
- … …
- Mace dhe maçokë! Ne kemi organizuar vajtjen në Angli…
- … …
- Po, të lumtë, Kuqo!
Riki u habit nga bashkëpuntori i tij dhe menjëherë u vrenjt.
- Po ju, pranoni?
- Jo!
Kuqoja ktheu kokën dhe u kujtua e menjëherë tha:
- Më vjen keq, por u pendova; nuk mund të vij!
- Oh, jo!
- Pse, Kuqo?
- E po, jo dhe pikë!
- … …
- … …
- Dëgjoni, mace dhe maçokë! Ne do të nisemi nesër me pushime dhe ju do të rrini në shtëpi. Por do të na premtoni që nuk do të largoheni dhe nuk do të bëni rrëmujë!
- Po, ju premtojmë!
- … …
- Urra..., urra...., aaa!
- Çfarë ke, Sui, që gëzohesh kaq shumë?!
- Jo, asgjë!
- … …
- Shkoni luani ju se ne do të flemë tani e nesër do të ngrihemi herët.
- Pse?
- Sepse nesër duhet të jemi të çlodhura.
- Ashtu?
- Po, që nesër të kemi fuqi.
- E po tani shkoni e shtrihuni!
- … …
- Djema, vajza para meje, urtë dhe me zë të ulët! Ora është dy. Duhet të merremi seriozisht me punën tonë...
- Po, Riki, duhet të merremi seriozisht…
- Ç’presim, ejani!
- … …
- Dërrasat i kemi, Riki?
- Po, Xhoi, i kemi!
- Atëhere, ejani këtu të gjithë: ku e kemi lënë nëndetësen?
- Ja, ta gjejmë…
- Të lumtë, mrekulli! Tani të gjithë duhet të më ndihmoni që ta vëmë atë poshtë aeroplanit. Ejani!… Një…, dy…, tre: gati, hop! E ngritëm!
- … …
- Nuk më besohet!
- Përse, Bina?
- Otomina, ty të besohet se aeroplani mbaroi?…
- Jo, as mua!
- Po tani?
- Tani do të bëhemi gati për udhëtim…
- Do të shkojmë pa lejen e prindërve?
- S’kemi ç’të bëjmë!…
- … …
- Çfarë na duhet për udhëtim?
- Na duhet:
1-Naftë,
2-Ujë,
3-Tetë spiranca,
4-Tetë komerdare,
5-Ushqime të bollshme…
- … …
- … …
- E pabesueshme! Ua, uaaa! Kjo gjë duhet vlerësuar!
- E si?
- Ta shpallim në gazetë!
- Jo, jo!
- Pse?
- Sepse na e marrin vesh prindërit.
- Jo, jo edhe unë tani e mendova…
- … …
- Mirë, pra! Këtë aeroplan duhet ta ruajmë si sytë e ballit! Tani të
shkojmë të flëmë se e kemi kthyer natën ditë.
- Ke të drejtë, Riki; mua për vete do të më zërë gjumi top.
- Kaq shumë je lodhur?
- Jo, por do të ëndërroj për udhëtimin… Natën!…
- Natën!…
Tring..., tring!
- Hej, djema, hej vajza! Mami dhe babi po nisen…
- … …
- Nuk do të na takoni?!… Nuk do t’i na uroni udhë të mbarë mamit e babit?!…
- Mami, babi, tani do të niseni?!…
- Tani…
- E po, mirupafshim dhe ju vaftë rruga e mbarë!
- Vetëm ti po na uron, Bina?
- Jo, mami!
- Po, atëherë ku janë të tjerët?
- Këtu janë…
- Udhë të mbarë, udhë të mbarë! Udhë të mbarë! E kalofshi mirë, mami! E kalofshi mirë, babi!…
- Falemnderit, jeni të mrekullueshëm! Mirupafshim tani, se na vajti vonë!…
- Mirupafshim!…
- … …
- Ua, mami e babi ikën!… Jemi vetëm, jemi vetëm, Sui; tani mund të bëjmë çfarë të duam!
- … …
- Djema, ju çfarë doni për darkë; mish apo peshk?
- Një peshk e duam se që kur kemi ardhur këtu vetëm vitamina kemi ngrënë.
- Ke të drejtë! Pra, si thua, Riki, bëjmë tetë peshq?
- Shumë dakord jam, Otomina! Merre pak vajin, Bina, kripën!
- Po, patjetër, Sui. Ja, ku i ke vajin dhe kripën…
- … …
- Duan edhe shumë?
- Jo, Xhoi!
- Edhe sa, Sui?
- Edhe pesë minuta dhe mbarojnë, Kuqo!
- … …
- Janë të mrekullueshme!
- Faleminderit edhe juve!
- Gati!
- Nënë, sa e mirë! O zot, çfarë arome!
- Ju pëlqen?
- Ju lumshin duart! Kur të nisemi për udhëtim do të marrim ca peshk me vete…
- Patjetër, ç’është ajo fjalë!
- … …
- Ora 3.00! Djema, si thoni, të shtrihemi pak që të rregullojmë regjimin?
- Po, Arsa, ke të drejtë!
- … …
- Ej, prisni pak, nuk ju duket Arsa si e mërzitur?!
- Po, edhe mua kështu më duket.
- Çfarë ke, Arsa?
- Asgjë, Otomina!
- Ti, diçka ke?!
- Jo, ju më egërsoni!
- … …
- Përse qan, na thuaj?
- Sepse unë isha komandantja e çetës dhe unë i kisha fajet!…
- … …
- Po ja…
- Hë, pra, na trego!
- Të lutem, më fal, Sui!
- Përse?
- Unë e kisha fajin që të lashë vetëm.
- Ua! Për këtë qan ti?!
- Po…, por…
- Jo, moj zemër, mos qaj për këtë!
- E di, Steberei, është diçka që jam kujtuar tepër vonë, por ja që ishte diçka që ma coptonte zemrën…
- Mos u mërzit!
- E drejtë, Riki, por ajo fjalë "mos u mërzit" është një fjalë goje.
- Mos u mërzit, Arsa, eja me mua të flemë bashkë!
- Vërtet, më ke falur, Sui?
- Sigurisht, që po! Të dua shumë!
- Edhe unë! Drekën e mirë!
- Drekën e mirë!…